Skandali seksual me përmasa shokuese që po trondit regjimin

Një skandal me përmasa shokuese ka plasur në jug të vendit, duke tronditur opinionin publik dhe duke vënë thellësisht në pikëpyetje moralin e përfaqësuesve të pushtetit lokal.

Termet Peçi, ish-kryetar i Bashkisë Tepelenë dhe aktualisht kandidat për deputet, është kapur në flagrancë nga bashkëshorti i një gruaje të martuar, me të cilën ai dyshohet se ka pasur një lidhje intime jashtëmartesore.

Sipas burimeve të sigurta, gruaja në fjalë është E. Xh., zyrtare e lartë në një Bashki të zonës.

Skandali ka dalë në dritë kur bashkëshorti i saj, pas dyshimeve të shumta, e ka ndjekur dhe më në fund e ka kapur E.Xh. në automjetin personal të Termetit të Ramës, në një situatë të tejkaluar çdo norme morale e publike.

Ngjarja është filmuar nga vetë bashkëshorti, i cili më pas ka bërë kallëzim penal në komisariatin e zonës, duke dorëzuar edhe pamjet filmike si provë.

Më tragjikomike bëhet ngjarja kur E.Xh. ka tentuar të justifikojë praninë e saj në mjetin e Peçit me pretendimin se “kishte mbledhje partie” – një gënjeshtër që bie poshtë përballë provave dhe rrethanave.

Në vend që të përballej me pasojat e veprimeve të tij, Peçi është larguar me vrap nga vendngjarja, duke u arratisur si një i kapur në vepër penale.

Kjo sjellje është një tallje e hapur me dinjitetin e qytetarëve dhe me çdo vlerë publike që duhet të përfaqësojnë figurat politike.

Ndërsa Peçi shfaqet në fushata duke kërkuar votën dhe besimin e qytetarëve, në prapaskenë ai përdor pozitat publike për afera personale dhe sjellje të papërgjegjshme, që i takojnë një morali të zhytur në hipokrizi dhe arrogancë pushteti.

Zëri i qytetarëve tashmë është i qartë: dorëheqje urgjente, hetim i thelluar dhe ndëshkim publik për një sjellje që njollos rëndë etikën institucionale dhe moralin e shoqërisë shqiptare. Ky nuk është më thjesht një skandal personal – ky është një tregues i kalbëzimit të një pjese të klasës politike./RDA

 

About Krye Redaktor

Check Also

KQZ konfirmon manipulimet me votën e emigrantëve edhe në Lezhë, shifra…

Shifrat skandaloze të manipulimit të zgjedhjeve të 11 majit konfirmohen zyrtarisht nga dokumenti zyrtar i …