Banditët e Ramës që po blinin vota i ikin policisë, babai i kandidatit të PS qëllon me armë

Policia e Dibrës ka dalë me një komunikatë të shkurtër për mediat në lidhje me përplasjen e regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Pilafe, të njësisë administrative Tomin.

Një grup simpatizantësh të PD-së bashkë me dy kandidatët Xhemal Gjunkshi dhe Xhelal Mziu kanë bllokuar një automjet, duke pretenduar se brenda ndodheshin persona që do të shpërndanin para dhe tollona nafte në zonat e thella të Dibrës në këmbim të votave për PS-në.

Blutë e Dibrës thonë se kanë ngritur një grup të posaçëm me SPAK-un për të hetuar rastin, teksa thonë se Xhemal Gjunkshi pretendon se një prej personave kur ka ikur ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Pra, personat e dyshuar për blerje votash kanë mundur të arratisen, teksa burime për mediat bëjnë me dije se personi i cili ka qëlluar me armë zjarri në ajër është efektifvi i Policisë, Esat Gjura, i cili  është babai i kandidatit të PS-së për Qarkun e Dibrës, Danjel Gjura. Mësohet se konflikti mes dy grupimeve ka degraduar deri në përplasje fizike.

Edhe pse Policia nuk i përmend as inicialet, burime bëjnë me dije se Esat Gjura së bashku me një person tjetër janë shpallur në kërkim nga Policia, teksa makina është sekuestruar për verifikim dhe kontroll.

About Krye Redaktor

Check Also

KQZ konfirmon manipulimet me votën e emigrantëve edhe në Lezhë, shifra…

Shifrat skandaloze të manipulimit të zgjedhjeve të 11 majit konfirmohen zyrtarisht nga dokumenti zyrtar i …