Demokratët bllokojnë një tjetër automjet me para në Dibër, të shtëna me armë nga bandat e PS

Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, në fshatin Tomin të Dibrës, një grup simpatizantë të PD kanë ndaluar një makinë që mendohet se po shkonte drejt zonave të thella.

PD thotë se dyshon që njerëz pranë PS po shpërndanin para dhe tollona nafte. Prokuroria dhe policia kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë kryer  kontrolle të automjetit. Sipas burimeve, thuhet se ka patur konfrontim fizik mes tyre.

Kjo ngjarje ka shkaktuar bllokim të aksit rrugor Peshkopi-Kukës, ku sipas gazetareve, mbi 500 automjete janë në trafik. Ndërsa kandidati i PD në qarkun e Dibrës, Xhemal Gjunkshi pretendon se ka të shtëna me armë.

Personi që ka qëlluar dyshohet se është një polic, i cili është shpallur në kërkim.

About Krye Redaktor

Check Also

SHBA reagon për zgjedhjet: Jemi të vetëdijshëm për akuzat për parregullsi, zgjedhësit duhet të votojnë të pa intimiduar

Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar në mëyrë zyrtare në lidhje me farsën elektorale të …