Probleme në Fier, nënkryetarja e KZAZ: Do kontestojmë kutitë!

Problematika janë shfaqur gjatë numërimit të votave në Fier, ku vëzhguesit e PD-së u tërhoqën për pushim dhe më pas nuk u kthyen në kohë për të rinisur numërimin.

Enkeleda Veliu, nënkryetare demokrate e KZAZ 60 Fier u shpreh se kutitë e numëruara deri më tani do të kontestohen dhe se ekipi i saj është gati për të rifilluar me procesin e numërimit.

“Numëruesit tanë kanë ardhur. Dhe vëzhguesit kanë ardhur. Në mes të procesit të numërimit nuk mund t’i fus. Ne nuk ishim gati. Unë nuk kisha gati numëruesit e mi. Ishin të lodhur. Dhe vetë KQZ-ja kishte lënë një orar dhe orari i fundit ishte 18:00. Puna nuk ishte produktive. Kur procesi nuk është produktiv… Absolutisht jemi gati. Unë mbajta procesverbal. Do i kontestojmë këto kuti. Ata do vazhdojnë numërimin. Le të mbajnë përgjegjësitë dhe të firmosin këto procesverbale me dy vëzhgues. Nuk e kemi braktisur procesin. Kam ardhur në KZAZ që në 17:30. Ata le të vazhdojnë dhe të mbajnë përgjegjësitë e tyre. Pasi të mbarojë numërimi i këtyre kutive, unë do të ulë numëruesit e mi”, u shpreh nënkryetarja demokrate e KZAZ-së 60 Fier.

About Redaksia

Check Also

Pas tubimit para Kryeministrisë, studentët dhe pedagogët nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit

Protesta studentore në Tiranë vijon për të nëntën ditë radhazi, ndërsa studentë, të rinj, pedagogë …