Tensione në Durrës/ Dy vota tepër në një kuti votimi, PD kërkon ndërprerjen e procesit

Një incident është regjistruar ditën e sotme pranë KZAZ-së numër 22 në Durrës.

Siç raportohet është konstatuar një parregullsi në një prej kutive të votimit, ku dy vota rezultojnë më tepër nga sa ishin votues.

Situata është bërë e njohur nga kandidatja e listave të hapura të Partisë Demokratike, Jola Hysaj, e cila ka kërkuar që të ndërpritet procesi dhe të rinisë vlerësimi i kutisë problematike.

Ajo ka theksuar se duhet të zbatohen të gjitha procedurat ligjore sipas rregullave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për rastet kur numri i votave del më tepër se sa pritet.

Por anëtarë të Partisë Socialiste kanë kundërshtuar dhe kanë kërkuar që procesi i numërimit të vazhdojë normalisht. Megjithatë kjo situatë ngre dyshime mbi vlefshmërinë e kutisë në fjalë.

About Redaksia

Check Also

Si e masakruan turistin 20-vjeçar/ Per këta mosntra dënimi me vdekje është pak

Detaje të reja janë bërë publike lidhur me ngjarjen e rëndë të regjistruar mëngjesin e …