Masakra e Ramës me votat e emigrantëve nga Greqia

Në KAS po shqyrtohet kërkesa e PS-së e cila kërkon të shfuqizohet vendimi i KQZ-së për të lënë mënjanë votat e ardhura nga diaspora e Greqisë.

Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Marash Logu është kundër. Ai evidentoi se nga 17 prilli deri në 4 maj në KQZ erdhën 17 mijë zarfe, pra 1 mijë zarfe në ditë. Nga data 5 maj deri më 11 maj kanë arritur 36 mijë zarfe, mesatare ditore 6 mijë zarfe. Në zyrat e DHL–së kemi parë drejtuesin politik të PS-së.

Logu nënvizoi kërkesën e PD-së se nuk do të lejojnë të numërohet vota e diasporës së Greqisë pa u vërtetuar që ata janë të votuesve dhe jo thasët e mbushur me patronazhistë të PS-së.

“Është e eprerë dhe e qartë PD nuk do të lejojë asnjë zarf me materiale zgjedhore që vjen nga Greqia deri në momentin që të provohet që ato zarfe janë marrë personalisht nga zgjedhësi. Kur të provohet, le të numërohen, por thasët e mbushura nga patronazhistët e PS-së nuk do të lejojmë të numërohen” tha Marash Logu.

Kerkesa që po shqyrtohet në KAS

Kërkesa ankimore nr. 22, datë 12.05.2025, depozituar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, me objekt “Shfuqizimin e aktit nr. 1121, date 12.05.2025 te KSHZ si absolutisht te pavlefshëm, të nxjerrë në kundërshtim me ligjin”.

About Krye Redaktor

Check Also

Rama me overdozë në spital? Denoncimi…

Gazetari Romir Saraçi ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me kthimin e kryeministrit …