Blerja e votave është kthyer nga mazhoranca e Edi Ramës në sport kombëtar saherë ka zgjedhje, duke deformuar në masë të madhe vullnetin e qytetarëve në Shqipëri.
Një tjetër rast i shit-blerjes së votës është denoncuar në Dibër me një video e cila vërteton se PS ka paguar 500 mijë lekë për 5 vota.
Në video dallohet një djalë i ri i cili pranon para kameras se ka shitur 5 vota të familjes për 500 mijë lekë.
Denoncimi:
pèrshèndetje… po ndjek opinionin dhe ndej neveri pèr çfar po thot zoti klosi ju lutem çojani Fevziut me audio si i kan marr votat në Dibër.
Biseda në video
Burri i ulur në tavolinë: O Beqo sa lekë të dhanë në Dibër për votat! Sa lekë?
Burri në këmbë: S’ mora lekë unë!
Burri i ulur në tavolinë: 380 mijë më thanë, po sa
Burri në këmbë: Mora sa mora …!
Burri i ulur në tavolinë: 380, 3 vota.. Po sa
Burri në këmbë: 500 mijë morëm
Burri i ulur në tavolinë: Hallall përzotin, 500 mijë 3 vota, Bravo!
Burri në këmbë: 5 vota
Burri i ulur në tavolinë: 5 vota, 500 mijë lekë e për 4 vite ke Ramën në kurriz!
Burri në këmbë: Po
Burri i ulur në tavolinë: Hallall
Burri i pa flokë: Sikur jam tu e bajt vetëm unë, thuj, janë dhe të tjerët jo vec unë
Burri i ulur në tavolinë: A shitet burri për 100 mijë lekë or ti!
Burri i pa flokë: A 100 mijë lekë dita këtu, 100 mijë lekë pa marrë se shkoi dy ditë
Burri i ulur në tavolinë: E katër vjet s’di ku a tani, ja fut Edi Rama
Personi tjetër: Ja kisha dhanë unë 100 mijë lekë vetëm të mos shkonte
Burri i ulur në tavolinë: Ia kisha dhanë 500 lekë për votën e të mos tradhëntonte PD