Nga Adriatik DOSTI
E di qe dikush prej deshperimit e dikush prej gezimit pa limit e kane gjetur fajtorin e humbjes se PD dhe ky eshte Berisha.
Shqiptare, demokrate e jo te tille, skllever te PS – Rilindjes e Cyryke te Rames kurseni te pakten veten tuaj se ju siguroj qe Berisha as ka patur e as ka nevoje e s’ ja ndjen hic as per gjykimin tuaj e as per avokatine tuaj ok.
Berisha nder vite si President,Kryeminister, Kryetar partie ,si Deputet e politikan absolutisht qe ka patur gabimet, gjynahet ,fajet e mekatet e veta dhe keto qofte une e shume te tjere si une kemi patur kurajon qytetare t’ ja themi hapur e publikisht.
Nuk dua ti dal ne mbrojtje Berishes per gjithe c’ka ndodhi e po ndodh me zgjedhjet e 11 majit 2025…dhe nuk them se eshte krejt pa faj…por po shoh nje tendence skandaloze madje edhe nga vete ” disa demokrate ” per ta kryqezuar te parin Berishen ne kete situate.
Mos i bini kot ne qafe aty ku nuk eshte per ti rene.
Edhe pse 80 vjecar …e ringriti PD pothuajse nga hici, nga varri e nga gremina ku e paten cuar Basha, Rama, Y.Kim , 8 janaristet me Joriden e Gaz Bardhin ne krye etj etj…
Zhvilloi nje fushate elektorale me te miren e mundeshme qe une kam pare deri me sot ne politiken shqiptare te pas 90.
I ra Shqiperise cep me cep e ju tha shqiptareve te vitojne per veten e tyre e per Atdheun e tyre…
Shkoi ne Diaspore dhe beri ate qe duhet te bente…dhe e mirepriten .
Me Berishen ne krye vete PD pati nje rizgjim politik tek nderkombetaret qe pothuajse e kishin harruar ate…
DASH e tha qarte fjalen e tij nese Berisha e kalon Oqeanin apo jo…dhe kjo nuk eshte pak kur mendon menyren e shpalljes se tij Non Grata nga ata qe realisht duhet te jene Non Grata sidomos per Shqiperine e per ne shqiptaret.
E c’ mund te bente Berisha sipas jush perballe nje shteti e qeverie te tere agresive, hajdute votash, te korruptuar ,mafioze e kriminale qe kreu nje masaker zgjedhore skandaloze e pertej cdo lloj limiti edhe te cmendurise…
Me nje polici kriminale te veten, me nje administrate skllave deri ne neveri…me nje media topike rrugace shqipfolese njejte si pagatori i tyre Rama …me nje drejtesi te kapur e bythace … me tufen e banditeve e bandave te tyre ne cdo qender votimi…me nje lukuni horrash patronazhiste vemje…me nje tufe Nafijesh dybeku si Zegjineja me shoqe.
.. me nje europe qe vazhdon e eksperimenton me ne shqiptaret …me nje makineri perbindeshe totalisht kriminale e antishqiptare te udhehequr nga Rama e ku te gjithe u kthyen e u bene si Rama…
A mund te me thoni dot pra se ku eshte me kete rast faji i Berishes …ku gaboi ai…
Ahhh po ….se ishte e qendroi i vetem kunder te gjitheve …kunder horrave e kryehorit…
Ahhhh qe nuk vodhi vota e nuk ju tha demokrateve qe ta benin nje gje te tille …ketu po…keni e ju jap te drejte.
Jepini Cezarit ate qe i takon Cezarit…gjykojeni e fajesojeni Berishen per plot gjera te tjera te djeshme e te sotme …por jo per 11 Majin e zi te 2025.
Te pakten ky eshte gjykimi im .
A.R.D