Postimi i Kryetarit të PD, Sali Berisha
Miq, sot mora pjesë në Samitin e Unionit Ndërkombëtar Demokratik (IDU) me ftesë të posaçme nga z. Stephen Harper, Kryetar i IDU dhe ish-Kryeministër i Kanadasë.
Në këtë forum ndërkombëtar, ngrita zërin për të mbrojtur votën e shqiptarëve dhe denoncova farsën elektorale të 11 majit.
U takova me liderë të rëndësishëm të qendrës së djathtë, të cilët mbështesin plotësisht kauzën tonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Raporti i manipulimeve zgjedhore do t’u dorëzohet së shpejti të gjitha institucioneve ndërkombëtare.
Kauza për zgjedhje të lira dhe të ndershme do të shkojë përpara, brenda dhe jashtë Shqipërisë.
PD do ta çojë këtë betejë deri në fund.