Çollaku: Agron Malaj në Dibër si Taulant Balla i zgjedhjeve të 2021 në Elbasan

Kandidati i PD, Basir Collaku shkruan në një postim në Facebook se, zgjedhjet e 11 Majit në Shqipëri përfaqësuan një kthesë dramatike, ku manipulimi i votave dhe krimi u bënë pjesë e normalitetit politik.

Ai e krahasoi këtë situatë me periudhën e vitit 1996, duke theksuar se modelet e vjetra të manipulimit dhe dhunës shtetërore janë rikthyer me një përmasë ekstreme, duke përfshirë trafikantë droge dhe persona të inkriminuar që drejtojnë proceset elektorale.

Çollaku.shkruan se, Agron Malaj në qarkun Dibër, në 2025, u bë Taulant Balla i zgjedhjeve 2021 në qarkun Elbasan. Modelet nuk kanë dallime. “Suelët” ishin aty për të punuar për të. 11 maji ishte datë kalendari elektoral, por u kthye në një vit ’96 zgjedhore, me një përmasë shtesë ekstreme, krimin

Reagimi i plotë

Agron Malaj në qarkun Dibër, në 2025, u bë Taulant Balla i zgjedhjeve 2021 në qarkun Elbasan. Modelet nuk kanë dallime. “Suelët” ishin aty për të punuar për të. 11 maji ishte datë kalendari elektoral, por u kthye në një vit ’96 zgjedhore, me një përmasë shtesë ekstreme, krimin. Pasi atëherë përvoja e munguar dhe deliri politik sollën produkt budalla në disa episode.

Ndërsa sot, kur qeveria ishte e pandehur, gjysma e bashkiakëve po të inkriminuar, shtabet elektorale të mazhorancës me trafikantë droge e babëzi mafioze, përfundimi del diktaturë. Demontimi i ligjit u bë normalitet. Qindra milionë euro shpërthyen nga nëntoka e zezë.

Vërshuan nga çunat e Dubait, Londrës, Holandës, para me tepër. Dhuna shtetërore u bë panik. Çdo zyrë publike u inkriminua. Presioni ishte më i shpeshtë se vaktet e ushqimit ditor. Nuk lanë rrugicë e cep lagjeje pa kanosur. Çakull, çimento, tuba ujësjellësi, asfalt pesë centimetërsh, ndihmë ekonomike, zarfe kokaine, punësim tremujor, tendera me flamuj të kuq, trafikantë narkotikësh, ishin oferta e të dielës. Bonuset e qerave u bënë partiake.

Ndihma ekonomike njëlloj e pakaluar as në këshillat bashkiake. Punonjësit e bashkive ishin patronazhistë të gjithë në qendra votimi e numërimi. Bashkitë dhe ministritë u bënë zyra elektorale ku bota e zezë merrte vendimet. Nuk po gjej kusur, më tha duke qeshur një barist. Janë shtuar 50-shet e reja. Kishte qytetarë të trembur sikur ishin në ndjekje më keq se sigurimi i shtetit. Të survejuar në banesë dhe jashtë saj. Po ta takoje edhe rastësisht një të punësuar, nesër i shkonte lajmërimi i parë për ikje nga puna.

Policia dhe prokuroria, duke përfshirë edhe SPAK, dëshmuan pafuqi në rastin më të mirë dhe përdorim në shumë raste. A ka prova?! Pafund. A ka dëshmi? Pambarim! Në qytete u shtuan makinat me targa angleze dhe të tjera të huaja.

Djemtë e shtëpive të barit u bënë korrierë elektoralë. Parcelat e hashashit hodhën shtat. 12 vjet qeveri me një mazhorancë të pandehur nëpër dosje kriminale, paskan zgjuar dashuri elektorale. Si ndodhi që të pandehur të SPAK u bënë fitues?! Si mund të ngjasë që të kesh besim edhe te Struktura e Posaçme, edhe te i pandehuri i saj?! Si mund të votosh të dyja njëherësh? Sepse votuesin e trembin të dyja apo njëtën nga qejfi e tjetrën nga belaja?! Sistemi ngritur nga Rama dhe të tijtë është me bazë vrasës e trafikantë. Demontimin duhet ta bëjmë ne. Ndërkombëtarët politikë e diplomatikë gjithnjë anojnë nga turizmi.

Megjithë dilemat, tymi i zi shpesh prodhon tym të bardhë si rezultat. Kur qytetarët kanë frikë nga pushteti, jemi në diktaturë. Ne jemi teorikisht në stabilitet, por demokracia është e destabilizuar nga këto lloj zgjedhjesh. Destabilizimi prodhoi ’96-a e parë dhe gjërat u rikthyen gradualisht në stabilitet. Shpesh historia ka mekanizma të përsërisë vetveten.

About Redaksia

Check Also

Ministri tjetër i Ramës drejt burgut, si i kalonte paratë e taksapaguesve tek restoranti i gruas

Ish-nënkryetari i bashkisë Tiranë, aktualisht Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, është zyrtari …