Flet sekretari i KZAZ që u dhunua: Ishin njerëzit e Orlando Rakipit, kam bërë kallëzim

Sekretari i KZAZ, Remzi Mehmeti, i cili u godit nga një vëzhgues i PS-së Rei Nozlli ka folur për herë të parë pas sherrit në KZAZ nr 30 në Kashar.

Ai u shpreh se gjithçka nisi për një kontestim të një vote.

Mehmeti tha se kërkoi të bëhej një vlerësim por nuk iu dha mundësia për ta bërë këtë sipas procedurave që kërkon ligji dhe pas kësaj pati një reagim të të tillë nga vëzhguesi i Orlando Rakipit.

Ai ka theksuar se ishin njerëzit e tij dhe se për këtë rast ka bërë kallëzim dhe pret që policia të bëjë punën e saj.

“Nuk dihet nëse ishin vëzhgues. Kontestoi me shumë forcë u afrova thashë qetësohuni do e shohim votën do e vlerësojmë dhe do u kthejmë përgjigje. Ata ishin duke ngritur zërin dhe duke ofenduar dhe u thashë do marr masa për t’u larguar nga KZAZ.

Vota që kontestohej ishte e Orlando Rakipit të PS-së.

Ishin njerëzit e tij. Ne ishim vetëm për ta vlerësuar dhe për të gjetur mundësinë për ta vlerësuar.

Në ato momente nuk na lanë mundësinë. Procedura thotë nëse ka kontestim duhet të mblidhet KZAZ për ta kontestuar. Nuk na lanë të bënim një vlerësim.

Kam bërë kallëzim. Unë ato persona nuk i njoh. Presim që policia të bëjë punën e saj.

Ne jemi të vendosur të kryejmë detyrën me çdo kusht”, tha Mehmeti.

 

About Redaksia

Check Also

Ministri tjetër i Ramës drejt burgut, si i kalonte paratë e taksapaguesve tek restoranti i gruas

Ish-nënkryetari i bashkisë Tiranë, aktualisht Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, është zyrtari …