Gazetari: Në çdo qark të madh, bandat kanë nga një deputet në listën e Edi Ramës!

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, është shprehur se, në çdo qark të madh, bandat kriminale kanë nga një deputet të tyre në listën e grupit parlamentar të Edi Ramës.

Hoxha gjatë bisedës, ka dhënë edhe një detaj tjetër. Sipas tij, nga burgjet pak ditë para zgjedhjeve janë telefonuar kandidatë të opozitës, duke u kërcënuar.

“Në çdo qark të madh të rëndësishëm, ku duheshin marrë vota, një kandidat ose është caktuar si përfaqësues i organizatës më të madhe që mbulon qarkun, ose është marrë në patronazh nga ata.

Dhe unë po them vetëm një gjë; shikoni tabelën e votës nominale, shikoni ku janë thyer rekordet.

Qarku i Tiranës, çuditërisht votat e mëdha i kanë marrë ministrat e rëndësishëm.

Po zbrite në Elbasan ty të del një kandidat krejtësisht i panjohur. Si është e mundur që vjen me këtë diferencë kaq të thellë dhe kaq të madhe.

Shkon në Durrës dhe gjen një kandidat tjetër, i cili konkurron vetëm me Elbasanin.

Shko në Lezhë, ke një kandidat tjetër.

Në Fieri, ke një kandidat tjetër. Edhe në burgje ka fituar thellë. Ata që e ndihmuan për mandatin e tretë janë në burg, dhe e kanë ndihmuar edhe për mandatin e 4-të.

Edhe në Korenë të Veriut nuk ndodh kjo gjë.

Ne sot jemi para faktit se PS e nxjerr një deputet me 9700 vota, PD me 10400 vota, PSD me 16500 vota. Pra këta humbën edhe vlerën e votës.

Për të nxjerrë një mandat, vlejnë 9 mijë vota socialistësh, por nuk vlejnë 20 mijë vota të një partie tjetër.

Ne këtë ja lamë në dorë Task Forces, sa ishte fushata nuk ndodhi asgjë. U kap një demokrat në Lushnje, u godit PSD, dhe çuditërisht këta që sollën këtë fitoren e madhe nuk u ka shkuar askush, nuk kanë ceduar askund.

Gjithë këto ndërhyrje dhe interferime nga burgjet, transferime që u bënë në burgje, si ka mundësi që nuk u përgjua njeri. Me kë kanë folur ata, a janë parë kandidatët e forcave rivale në qarqet ku kishte betejën më të madhe, kush i ka marrë në telefon nga burgjet, duke filluar nga burgu i Reçit, e duke zbritur në poshtë.

Sot për ta mbuluar nxori një komunikatë që SPAK çon për gjykim Suel Çelën dhe ca të tjerë. E dini cila dosje është ajo? E 2022, ‘Plumbi i artë’, ti ke tre vjet fiks nga ajo histori”, tha Artan Hoxha.

About Redaksia

Check Also

Ministri tjetër i Ramës drejt burgut, si i kalonte paratë e taksapaguesve tek restoranti i gruas

Ish-nënkryetari i bashkisë Tiranë, aktualisht Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, është zyrtari …