Kriminelët e Ramës kanë pushtuar qendrat e numërimit të votave, dhunohet Sekretari i KZAZ-së në Tiranë

Procesi i numërimit të votave në njësinë administrative Kashar është pezulluar përkohësisht pas një incidenti të rëndë të ndodhur në ambientet e Qendrës së Numërimit.

Sipas burimeve zyrtare, një prej vëzhguesve të Ornaldo Rakipit ka goditur me grusht kryetarin e Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ).

Ngjarja ka ndodhur në prani të komisionerëve dhe vëzhguesve të tjerë, duke sjellë tension dhe ndërprerje të menjëhershme të punës.

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliçi ka folur për mediat lidhur me sherrin në një KZAZ në zonën e Kasharit, ku u dhunua me grushte sekretari Remzi Mehmeti.

“Kanë dalë dhe pamjet, po bëjmë verifikimet. Remzi Mehmeti ka shkuar në polici për të bërë denoncimin, do bëjmë dhe kallëzim në SPAK, sepse ky është një krim zgjedhor i kryer dhe kapur flagrancë”, tha Këlliçi.

Më tej ai sqaroi pas ngjarjes autorët janë lejuar të largohen nga salla para se të mbërrinte policia.

About Krye Redaktor

Check Also

Kandidatja për “tepsinë” e Tiranës me 5 dosje penale në SPAK për 500 milionë Euro

Rama shpalli Ogerta Manastirliun, kandidate për Kryetare të Bashkisë-Tiranë, duke e vlerësuar “Shkëlqyer për përvojën” …