Aktivisti shqiptar nga Brukseli, Juxhin Gjoni duke folur në protestën kundër vjedhjes së votave, ka pyetur diasporën nëse vërtetë ka votuar ajo, apo kanë votuar të tjerët për të.
Fjala e Juxhin Gjonit
Të nderuar miq, të nderuar kolegë, të dashur demokratë,
Unë jam Juxhin Gjoni, një i ri që jeton dhe punon në Belgjikë, nuk kam jetuar kurrë në Shqipëri por zemra dhe mendia janë gjithmonë këtu. Që nga viti 2021 jam pranë Partisë Demokratike dhe ndjej privilegj që jam sot këtu përballë jush. Më duket e mrekullueshme që të gjithë ju jeni këtu duke mbështetur PD-në sot.
Dua sot të flas me ju si një emigrant i ri që dëshiron më të mirën për Shqipërinë.
Të dashur miq, po jetojmë momente të vështira dhe duhet të jemi më të fortë se kurrë. Mos dëgjoni mediat dhe mos dëgjoni komentet negative. Pas gjithë këtyre viteve, që partia socialiste dhe shokët e tyre u përpoqën të na shpërbënin, ne jemi këtu, rezistent.
Çfarë nuk po dëgjojmë këto ditë nga gazetaret që duan të shohin kte parti të vdekur, por nuk ju a vëmë veshin. Në vend që ju mediat të pyesni Partinë Demokratike a do japi dorëheqje nga beteja, unë ju pyes juve, do ndaloni të merni lek nga incineratorët dhe bandat kriminale? Ju do e pyesni qeverinë nëse do bëj administratën neutrale si çdo vend në Evrope? A do ndaloni të promovoni reality shoës që promovojnë njerëz pa shkollë dhe ‘artistë’ që promovojnë dhunë, drogën dhe gangsterilizmin?
Sa për ata gazetare që duan ndryshimin, ju bej thirje që të bashkoheni me në që të punojmë dhe të mbrojmë bashkë kauzat kombëtare të këtij vendi. E dini dhe ju vet sa vulnerable jeni ndaj kësaj qeverie dhe ju them, që beteja juaj është dhe beteja jone. Vetem të bashkuar do ja dalim.
E dashur administratë, kaq shumë ju shijon presioni i partisë sa për një rrogë te jeni non stop ne kërkim te votave, në vend që të jeni pjese e një administratë meritokratike në shërbim të shqiptarëve?
Të dashur intelektual dhe profesora që dilni në për mediat dhe thoni që fajn e ka opozita, kur të vije shtatori dhe do thoni që shkollat dhe universitet janë boshatisur, kujtohuni për ditën e zgjedhjeve. Bashkohuni me opozitën që të sjellim nivel shkollor në nivele europiane, që të sjellim bashkëpunime me universitete ndërkombëtare për kërkime shkencore, që të jemi dhe në krenar për universitet tona. Qe diplomat tona të jene bazë e zhvillimit te Shqipërisë dhe jo bilete drejt një vend pune në BE.
Si i ri dhe si anëtar i diasporës shqiptare, qe e vuaj vet emigrimin, dua t’i pyes të gjithë ata që festonin 2 ditë më parë fitoren e partisë socialiste. Të gjithë ju që jeni pjesë e patronazhizmit dhe keni shkuar për të votuar PS-në, a keni menduar për familjen dhe miqtë tuaj që largohen përditë? Gjyshet dhe gjyshërit tanë, a jeni të lumtur që tani nipërit tuaj do vazhdojnë të largohen nga vendi? Në favor të kujtimeve thonë, të kujtimit të eksodit të viteve 90 si rezultatat të partisë punes? Pasi fëmijët tuaj u larguan, tani është radha e nipërve. Pse na e beni të pamundur të rikthehemi? Dëshironi ti shihni nga telefoni apo ti përqafoni? Them qe me mire ti keni pranë jush!
E dashur diasporë, A je vërtet e sigurt që ke votuar? Socialistë, a mendoni vërtet se ne i besojmë ketij manipulimi dhe nuk do reagojmë?
Socialista, na keni larguar nga Shqiperia per interesat tuaj personale, por interesat tona kombetare jane me te medha! E vërteta nuk do të hesht, e vërteta do të jehojë në të gjithë botën.
Kjo është ajo që ju e quani fitore? Kjo është ajo që ju bën të mendoni se ne do ndalemi?
Na keni forcuar dhe na keni bere me të uritur që të punojme për një fitore totale ndaj jush.
Beteja eshte e gjate por jo e pamundur. Kete ma besoni vellezer e motra!
Kam parë shumë herë shqiptarë që kerkojne të drejtat e tyre në BE, a nuk duhet të kërkojme të drejtën tone ne vendin tone për të jetuar dhe punuar në Shqipëri? Qe mbas 113 viteve shtet Shqiptare te jemi dhe ne krenar per arritjet tona?
Ja ku jemi, të rinj, plot vizion dhe energji për të transformuar vendin.
Për të gjitha mediat, për të gjithë socialistët, për të gjithë ata që nuk besojnë se diçka do të ndryshojë në këtë vend, po ju them, ne jemi këtu. Brezi i ri i djathtë është këtu dhe ne jemi më shume se kurrë të vendosur të ndryshojmë kursin katastrofik të vendit. Duke jetuar jashtë vendit, duke parë se si kanë punuar vendet e tjera, mund t’ju them se SHQIPËRIA EVROPIANE që duam, do të bëhet realitet. Ne do ta bëjmë një vend krenar për produktet e tij, industrinë, universitetet dhe nivelin e demokracisë. Ne jemi më shumë se kurrë të motivuar për këto arritje. Do të na keni këtu, në institucionet evropiane dhe ndërkombëtare.
Për të gjithë shqiptarët, brenda dhe jashtë vendit, ne kemi nevojë për ju më shumë se kurrë. Ne kemi nevojë që ju të qëndroni pranë nesh. Ne jemi këtu, jemi të akseshuhem dhe duhet të organizohemi për një luftë më të madhe. Organizohuni kudo qe jeni ne bote, lidhuni me gazetarët, politikanët lokalë dhe kombëtarë në vendin tuaj. Informoheni se cfare po ndodh këtu. Ne duhet të punojmë të gjithë së bashku.
Është momenti i duhur që të gjithë ne të bashkohemi dhe të punojmë për kauzën më të madhe. Shqipërinë demokratike në shërbim të gjithë shqipfolësve në botë.
Siç thashë, partia demokratike është këtu, ne do të luftojmë brenda dhe jashtë vendit. Demokracia do të mbijetojë. Partia jone dhe demokracia do triumfojnë!
Faleminderit!
Mesazhi për ndërkombëtarët
Dear European leaders, you are today in Tirana and you are shaking hands with a criminal. Elections here were manipulated, stolen, forced. would you accept something like this happening in your country?
Mr. Macron, ideate of this event, would you accept this to happen in your great France? I do not think so. To all the prime ministers of EU, we want Albania to enter in the EU as an equal country and that we can reach only if you come and talk to us. We are here and ëe invite you to be part of the true democracy.
Dear politicians from the right wing ideology. Come and meet us, work with us. We need your national support to achieve democracy and real development, into European standarts at our beloved Albania.