Kulla: Qeveria grabiti votën, po përdor çdo mjet për të mbuluar krimin elektoral!

Ndriçim Kulla, studiues, mbajti fjalën e tij në protestën e opozitës për masakrën zgjedhore të 11 Majit, ku u shpreh se nuk duhej të ishim sot në protestë, por në festë për një fitore të merituar.

Ai theksoi se përballë kemi një regjim që nuk mund të përmbyset me votë, sepse vota grabitet me mekanizma të mirëorganizuar.

“Nuk duhej të ishim grumbulluar sot në këtë mënyrë, por duhej të festonim një fitore. E kemi thënë prej kohësh që përballë kemi një regjim, dhe regjimi është i vështirë të përmbyset me votë. Djalli, siç e kam quajtur unë, e kishte kalibruar mirë këtë fitore të grabitur dhe, për ta mbuluar, organizoi tre aktivitete të ulëta.

Liderët europianë janë të mirëpritur, por Shqipëria, në perceptimin tim, nuk përfaqëson ndonjë simbolikë të veçantë në këtë rast. Ai e ka organizuar këtë vizitë në mënyrë që të mbulojë grabitjen e votës.

Statusi ma lejon të them se nesër do të jetë i pranishëm edhe dhëndri i Trump. Ai është i mirëpritur për investimet në vend, por djalli e ka organizuar edhe këtë aktivitet për ta shfrytëzuar dhe për të mjegulluar situatën që ka krijuar, si dhe për të ushtruar presion mbi njerëzit, me idenë: “Ja, unë loboj me njerëzit e Trump.”

Është organizuar edhe aktiviteti i biçikletave – tre aktivitete, për të cilat opozita duhej të kishte përgatitur opinionin publik. Nuk besoj se SHBA do ta harrojë këtë masakër zgjedhore që ndodhi në Shqipëri”, tha Kulla.

About Redaksia

Check Also

“Duart e pastra” dhe heqje imuniteti/ Ish-ministri socialist paralajmëron largimin e Ramës nga Shqipëria

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, i ftuar në A2CNN, deklaroi se Shqipëria sot ngjan me …