Manipulimet e trasha të “Kukullës së Soros” për inat të Trump dhe Europa

“RD”

Kandidatit të opozitës në Rumani nuk ju lejua të kandidojë për President ë Rumanisë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, pasi klishte fituar të parin,  sepse ai u zbulua se ishte “pro rus”. Vendimin e dha Gjykata Kushtetuese. Romunët dolën në rrugë dhe i vendosën flakën Bukureshtit. Zv.Presideti amerikan J.D.Vance reagoi nga Konferenca e Sigurisë në Mynih kundër këtij gjahu ndaj konservatorëve, që nuk lejohen të kandidojnë në zgjedhje, dhe më pas Komisioni i Administrimit të Zgjedhjeve në Rumani u detyrua të tërhiqej dhe të lejojë kandidatin e opozitës që të kandidojë duke dalë madje edhe kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Rumania është anëtare e Bashkimit Europian dhe ky organizëm heshti ndaj këtij krimi politik, që luhej nën sytë e tyre.

Në Francë kandidatja e opozitës u shpall fajtore nga një Gjykatë nën pretekstin e abuzimeve me fondet e BE dhe është dënuar me burg. Arsyeja është e thjeshtë. Le Pen është në krye të sondazheve për të fituar zgjedhjet presidenciale, por asaj i ndalohet të garojë. Presidenti Trump e quajti të rrezikshme për demokracinë atë që po ndodh në Francë, ndërsa Europa heshti.

Shërbimi sekret në Gjermani e shpalli organizatë ekstremiste partinë më të madhe të opozitës AFD për ti hapur rrugë shpalljes së saj si antikushtetuese. Elon Musk reagoi ashpër ndaj këtij vendimi duke kujtuar se demokracia po vdes në Gjermani, ndërsa Europa heshti sërish.

Në Shqipëri po ndodh sot i njëjti skenar, që po ndodh me opozitat konservatore kudo në Europë, vetëm me mjete të tjera.  Pasi nuk mundën ta mbajnë në burg liderin opozitar, opozitës nuk i lejohet të fitojë zgjedhjet dhe i jepet dora e lirë “kukullës së Soros”  që për inat të Trump të shkelë me këmbë demokracinë në Shqipëri dhe që me manipulime të trasha të shpallet fitimtar.

Mos kujtoni se e kanë vetëm me Berishën. E kanë me demokracinë, e kanë me Shtetet e Bashkuara. Ata po hakmerren ndaj Trump, që solli në Tiranë të gjithë stafin e tij për të mbështetur një luftëtar anti-Soros në mbrojtje të demokracisë në një kohë që Europa po shkon në drejtim të paditur.

Beteja vazhdon. Sot bashkohu në protestën e opozitës për të mbrojtur veten dhe liritë e tua!

About Krye Redaktor

Check Also

Drejton aksionin e IKMT në Theth, gazetari: Fatmir Metaj, i përfshirë në vrasjen e Azem Hajdarit

Gazetari Basir Çollaku ka deklaruar se Fatmir Metaj, i cili po drejton aksionin e IKMT-së …