Marku: Shqiptarët nuk e mbështesin këtë bandë kriminale që quhet qeveri

Gazetari dhe aktivisti Bled Marku ka mbajtur fjalën e tij në protestën e organizuar nga PD dhe opozita në Bulevardin Zogu i Parë, kundër masakrës elektorale të zhvilluar nga Edi Rama në zgjedhjet e 11 majit.

Në fjalën e tij, Marku theksoi se këto ditë ka parë nga afër zhgënjimin e njerëzve dhe se shqiptarët nuk e mbështesin këtë bandë kriminale që e ka emrin qeveri.

Bled Marku: Përshëndjetje të gjithëve

Ky podium sot, qënka më i rëndi ku jam ngjitur ndonjëherë.

Këto ditë kam parë nga afër zgenjimin e njerëzve në sy.

I kanë të gjitha të drejtat për të qënë të inatosur, të mllefosur dhe të zhgënjyer …

Nga ky podium e nga kjo protestë, po hidhet hapi i rradhës për rikthimin e dinjitetit të nëpërkëmbur.

E mbani mend si ishte vendi para 4 vitesh, s’kishte opozitë, kishte vetem disa pazarxhinj që hiqeshin si opozitar.

Sot, edhe pse në këto kushte, Shqipëria ka një opozitë që do ti dalë për zot këtij vendi….

Miqt e mi, të gjithë e pamë me sytë tanë se çfarë ndodhi më 11 Maj në Shqipëri, pame sesi u deformua, si u tjetersua e u manipulua vullneti i Shqiptarëve.

Të gjithë i pamë patronazhistat në aksion.

Të gjithë po shohim sesi bandat më të mëdha kriminale po infiltrojnë njerëzit e tyre në parlamentin e shqipërisë.

Për këtë mjafton të shohësh sesi një person anonim, renditen si më të votuarit në Shqipëri.

Ne e dimë mjaft mirë që Shqiptarët nuk e mbeshtesin këtë bandë kriminale që quhet qeveri.

Asnjë shqiptar, asnjë prind, asnjë baba nuk e pushkaton me votë djalin apo vajzën e tij, nuk e detyron atë me votën e tij të lirë që të largohet nga vendi.

Asnjë shqiptar i ndërgjegjshëm sot nuk zgjedh me votën e tij të lirë, që të paguajë naftën 190 lëkë, ne vend qe ta paguaje ate sa Kosova e Maqedonia

Asnjë fermer nuk e përdor votën e tij të lirë kunder vetes, që ti thotë jo subvencioneve në bujqësi

Asnje pensionist nuk e përdor votën e tij të lirë për të rënduar kushtet e veta të jetesës.

Anjë familje në nevojë nuk e përdor votën e tij të lirë për tu varferuar me shume.

Asnjë student nuk voton i lirë kundër zhvillimit të arsimit

Asnjë i ri apo e re nuk voton kunder të ardhmes së tij

Por kjo qe pame, nuk eshte vota dhe vullneti i shqiptareve.

Miqt e mi, parlamenti që po na ofron Edi Rama, nuk është parlamenti i qytetarëve.

Ky parlament që po na ofrohet, është kuvendi i krimit të organizuar dhe korrupsionit të egër qeveritar.

Këta njerëz që i pamë në fushatë të veshur me arrogancë e xhepat plot para, e kanë humbur lidhjen me realitetin shqiptar.

Por pyetja që duhet bër sot është, A duhet ne ti lejojmë qe te bejne cfare te duan me Shqiperine tone?  Absolutisht JO

1-            Janë 500 mijë Shqiptar që i rezistuan presioneve

2-            Janë 500 mijë shqiptarë që nuk u friksuan e nuk u joshën

3-            Janë 500 mijë shqiptarë që votuan për rikthimin e shpresës dhe dinjitetit në vend

Pas 35 vitesh, ne jemi riktyer në një vend komunist, dhe ne keto vende ke vetem tre zgjidhje

 

1- Te largohesh nga vendi

2- Të burgosesh

3-            Ose më e keqja, të të fusin nën dhe

Ky është komunizmi qe po na sjell Edi Rama

Pak metra më tutje, kemi një kryeminsitër që po takon liderët e europës, e me siguri po u flet atyre për Demokracinë Shqiptare, por jo për vjedhjen e votave

Edi Rama, momentalisht po gënjen të gjithë liderët e europës, e me siguri po u serviloset atyre për rritje kredencialesh.

Miqt e mi, nëse nuk E ndalojme sa më parë, me vendimet e Edi Ramës, Shqipëria do të shëndërrohet në një kazan të madh, ku Europa do hedhë të burgosurit e tyre.

Njësoj siç bënë me kampet e Lezhës.

Sot e kemi ne vete fatin tone ne dore, dhe dy janë rrugët

1-            Ti nënshtrohemi Ramës dhe krimit.

2-            Ose të rezistojmë deri në rikthimin e votes se lire

Dhe ju siguroi që nëse qëndrojmë bashkë, NE, jo vetem do ta fitojmë luften me të keqen, por do shporrim nje here e mire Edi Ramen nga vendi

Faleminderit

About Redaksia

Check Also

Ndryshimi është domosdoshmëri dhe progres

Nga Bujar Leskaj Zgjedhjet e 11 majit 2025 nuk sollën legjitimitet për qeverisjen e vendit. …