Pesë sfidat e Dr.Berishës!

Nga Isuf ÇELAJ

1- I thanë, ik largohu, mos pengo bashkëqeverisjen e PS-PD, ku PD do të ishte nën sqetullën e Edi Ramës. Nuk pranoi- shpëtoi plurarizmin.

2- U shpall non grata pa prova dhe fakte. I thanë mos u fut në parlament- Nuk u dorëzua. Rrespektoj vullnetin e shqiptarëve dhe sovranitetin e tyre. Non grata sot ka rënë moralisht. Ata që e shpallën Berishën non grata, janë sot vetë non grata në zyrat federale.

3 – I morën vulën, partinë. I thanë formo parti të re. Nuk pranoi, rimori partinë dhe vulën.

4- U vendos nën akuzë të padrejtë dhe në arrest shtëpie që t’i mbyllej goja dhe të izolohej nga demokratët. Nuk u dorëzua, mbajti tek rrugica e shpresës 330 fjalime dhe e drejta rezultoi me të dhe sot është i lirë.

5- U vodhën dhe masakruan zgjedhjet dhe vullneti i shqiptarëve u përçudnua. Nuk do të dorëzohet as Berisha as demokratët, derisa shqiptarët të votojnë të lirë dhe mos të trajtohen si qytetarë të botës së tretë.

About Redaksia

Check Also

Fshatari, rosa dhe turisti

Nga Lutfi DERVISHI Na ishte njëherë një vend me bukuri natyrore që Zoti ia kishte …