Deputeti i zgjedhur i PD, Besard Xhaferri, i pranishëm në protestën e ditës së sotme që opozita zhvilloi për masakrën zgjedhore të 11 majit, tha se emrat që përfaqësojnë bandat më të rrezikshme të Shqipërisë do të ulen në atë parlament.
Xhaferri theksoi se, platforma dikur e PS ‘deputeti që duam, është kthyer në platformë ‘deputeti që bandat duan’.
“Dua të falenderoj çdo opozitar që për muaj të tërë ka bërë një fushatë model, që do të jepte leksionin më modern ndaj të gjithë liderëve nga Evropa që kanë ardhur këtu, janë ulur me një lider të një vendi që kërkon të futet në BE. Liderët e Evropës duhet të kuptojnë që këtu janë ulur me një autokrat, ai autokrat e ka emrin Edi Rama, është një autokrat i çeretifikuar nga OSBE/ODHIR, të cilat thanë që administrate shtetërore kanë menaxhuar edhe rezultatin e kutisë jo vetëm fushatën. Janë zgjedhje që kanë nxjerrë deputet anonim më të votuarit të Shqipërisë, ata deputetë të rinj kaluan nga platforma ‘deputeti që duam’ në platformën ‘deputeti që bandat duan’.
Emrat që përfaqësojnë bandat më të rrezikshme të Shqipërisë të ulen në atë parlament, por ne këtë e dimë. Edi Rama e ka atë traditë të ulë në atë parlament krimin, oligarkinë dhe vetëm pazaret më okulte dhe më të errëta që e kanë bërë këtë vend të shpopullohet. Ne pyesim pse ka rënie në numrin e zgjedhësve, pop se nuk pyesim pse ka rritje në numrin e votuesve të PS. Përgjigjen e dimë në të dyja, ka rënie në numrin e zgjedhësve sepse shqiptarët kanë ikur janë larguar, dhe asnjë INSTAT që jep për popullatën nuk ka lidhje për disa njerëz që jetojnë në Shqipëri. Por pyetja e dytë që rriten koma më shumë numri i votuesve të PS, është patronazhimi deri në kockë ndaj një njeriu që është i brishtë që mund të kërcënohet dhe e ha presionin.
Ndaj atyre 750 mijë ç’rëndësi ka sa vota PS, lufton me një ushtri të tërë drejtorësh për të marrë rezultatin kuti më kuti, janë vota që vetëm demokracinë nuk e bën. Dhe këtë BE dhe liderët e saj duhet ta dinë shumë mirë, që Shqipërinë po e lënë në një autokraci, siç na la në vitin 45, po e bëjnë me çdo pal zgjedhje që vijnë I krehin bishtin një autokrati. Por harrojnë diçka ne nuk dorëzohemi ne do të faktojmë do dokumentojmë çdo shkelje me mijëra, që ti çojmë aty ku duhet. Do të kallëzojmë çdo njeri penalisht që është kapur me vjedhje vote. Sepse SPAKU merret vetëm me çështje që s’kanë lidhje me PS, por detyrën e prokurorit do ta bëjmë ne, do t’i marrim ato dosje dhe do t’i kallëzojmë penalisht, me prova dhe me fakte dhe do të shkoujnë në burg, skllevërit e Edi Ramës do të shkojnë në burg.
Ne përsëri do të jemi ë ballë të luftës, deri në fitore sepse është maratonë nuk është sprint. Lufta për demokraci nuk ka ardhur brenda një nate, vjen vetëm qëndrestar që e mban kokën lart dhe nga njerëzit më fisnikë që ka Shqipëria. Dhe ata jeni ju zonja dhe zotërinj në këtë shesh, dhe kushdo që na sheh nga televizori dhe ka qenë në krahun e duhur të historisë. Ne nuk do të rreshtim kurrë të jemi në krahun e duhur të historisë. Do t’i themi evropës gjithmonë, që jemi Evropë, nuk presim që të vijnë ata të na bëjnë Evropë sepse na kanë braktisur. Duket qartë që me që këtë Shqipëri e braktisin për pazaret e tyre. Gorgia Meloni e para me kampin e Lezhës dhe të gjithë janë vënë në radhë, se kush do të sjellë kampin këtu”, tha Xhaferri.