Themeluesi i “Telegram” akuzon Francën për zgjedhjet në Rumani: Më kërkuan ti mbyll gojën konservatorëve

Themeluesi i aplikacionit të mesazheve Telegram, Pavel Durov, akuzoi sot – pa përmendur emra konkretë – Francën se ka tentuar të ndërhyjë në zgjedhjet presidenciale në Rumani duke kërkuar fshirjen e disa mesazheve “konservatore”. Qeveria franceze e ka mohuar kategorikisht këtë akuzë.

Në një mesazh të publikuar në Telegram, biznesmeni 40-vjeçar, rus me shtetësi franceze që nga viti 2021, shkroi se një “qeveri e Evropës Perëndimore” (duke shtuar një ikonë buke bagetë për të nënkuptuar Francën), ka kontaktuar Telegramin për të heshtur zërat konservatorë në Rumani para zgjedhjeve presidenciale të sotme.

“E refuzova në mënyrë kategorike. Telegram nuk do të kufizojë liritë e përdoruesve rumunë, dhe nuk do të bllokojë kanalet e tyre politike”, deklaroi Durov.

Ndërkohë, ai është nën hetim në Francë që nga gushti, për disa akuza të lidhura me krimin e organizuar, për shkak se – sipas drejtësisë franceze – Telegram nuk ka ndërmarrë veprime kundër përhapjes së përmbajtjeve kriminale në platformë.

Në reagimin e saj në rrjetin social X, Ministria e Jashtme e Francës hodhi poshtë si krejtësisht të pabaza pretendimet e Durov.

“Franca i refuzon kategorikisht këto pretendime dhe u bën thirrje të gjithëve të veprojnë me përgjegjësi dhe të respektojnë demokracinë rumune”, tha Ministria.

Gjithashtu shtoi:“Akuzat e fundit ndaj Francës janë thjesht një manovër shpërqendrimi nga kërcënimet e vërteta të ndërhyrjes që po përballon Rumania. Franca u bën thirrje të gjithë aktorëve politikë rumunë të tregojnë përgjegjësi dhe të mbrojnë demokracinë.”

About Krye Redaktor

Check Also

Dy aktorët e mëdhenj turq dënohen me burg pse mbështetën protestat

Dy yje të njohur të kinemasë turke po përballen me dënime me burg. Halit Ergenç, …