Berisha: Diaspora ka votuar masivisht për PD, por votimi i tyre është manipuluar njëlloj si në Korenë e Veriut

Kryetari i PD, Sali Berisha tha në një deklarate ditën e sotme se, diaspora ka votuar masivisht për PD-në, por votimi i tyre është manipuluar njëlloj si në Korenë e Veriut.

“Në fakt, diaspora ka votuar masivisht për PD-në, por siç keni parë ju, kutitë e votave dhe votimi i tyre është fund e krye i manipuluar njëlloj si në Korenë e Veriut apo në diktaturën hoxhiste dikur.

Diaspora ka votuar dhe të garantoj se diaspora kundër narkoshtetit, do dëgjoni ju, do të thotë fuqishëm fjalën e saj, sepse përdhosja dhe shkelmimi që iu bë vullnetit të lirë të shqiptarëve në Europë do marrë përgjigje të fuqishme dhe shembullore po nga shqiptarët jashtë vendit.

Pra, ata të cilët menduan se mund të tallin diasporën me kuti të llojit të Koresë së Veriut, ata do marrin përgjigje ekzemplare nga diaspora”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Kontrabanda 36 milionë euro me cigaret dhe roli i koordinatorit të Ramës me krimin, Ergys Agasi për të fshirë gjurmët

“BIRN” Paraditen e nxehtë të shtunës, një grua në mesin e të 30-ave afrohet në …