Berisha publikon dokumentin e prokurës: Irena me 5 mbiemra është dënuar dhe dëbuar nga shteti grek!

Kryetari i PD, Sali Berisha nga Prokuroria e Posaçme publikoi dokumentin e prokuroës, që sipas tij vërteton se gjyqtarja e GJKKO, Irena Gjoka është dënuar dhe dëbuar nga fqinji jonë, Greqia.

Në një deklaratë për medit jashtë dyerve të SPAK, në paraqitjen e radhës pranë Strukturës së Posaçme në kuadër të hetimeve politike të iniciuara ndaj tij, Berisha tha se dokumenti I publikuar prej tij, vërteton dëbimin e gjyqtares Gjoka me 5 mbiemra nga shteti grek.

“Vërteton se ajo ka mashtruar shtetin shqiptar qoftë për dënimin, qoftë për dëbimin.Ajo publikisht e ka mohuar që kurrë nuk kam pasur gjëra të tilla, ndërkohë ka marrë prokurë për t’i hequr këto masa’, u shpreh Berisha.

Tani, kreu i Gjykatës speciale, pseudogjykatësja me pesë mbiemra, është një mashtruese ordinere dhe delinkuente, e paturp, e pacipë, subjekt i ligjit.

Ndërsa deklaron në formularët e saj, që i ka dorëzuar motrës së Lubi Ballukut, se nuk ka marrë ndonjëherë dënim në ndonjë vend, siç kërkon formulari.

A jeni dënuar me burgim me vendim gjyqësor jopërfundimtar nga ndonjë autoritet? Jo, thotë.

A është marrë ndonjëherë masë dëbimi nga shteti i huaj? Jo, thotë Irena me 5 mbiemra.

Por këtu shqiptarët duhet të mësojnë se kjo delinkuente, me datën 31.03.2013, ka firmosur tek noteri Fejzo Behaj, prokurën për vete, duke u paraqitur edhe si bashkëshortja e Stefan Gjokës. Në fakt, certifikatën e martesës e ka tre vite mbrapa.

Pra, autorizon të drejtë përfaqësimi Andon Ikonomu, avokat me siguri, të paraqesë çdo lloj prove të nevojshme dhe të nënshkruajë, të marrë në dorëzim çdo akt që është i nevojshëm për heqjen e masës së dhënë.

Ne, thotë, të përfaqësuarit Stefan Gjoka, Irena Maneku, bashkëshortja e Stefan Gjokës, mashtrim me certifikatë, autorizojmë zotin Andon Ikonomu me banim në Patra, Aleksandër Ispilandi, të na përfaqësojë me pranë Ministrisë së Rendit publik në Athinë dhe çdo institucion tjetër të nevojshëm në lidhje me heqjen e masës së ndalimit të dhënë ndaj nesh në mënyrë të paligjshme.

Ky dokument vërteton se ajo është dëbuar nga shteti grek.

Vërteton se ajo është dënuar nga shteti grek.

Vërteton se ajo ka mashtruar shtetin shqiptar qoftë për dënimin, qoftë për dëbimin.

Ajo publikisht e ka mohuar që kurrë nuk kam pasur gjëra të tilla, ndërkohë ka marrë prokurë për t’i hequr këto masa.

Nuk mund të ketë mashtrim më ordiner dhe më të dënueshëm se ky. Se këtu ka një formular, të cilën sigurisht ia mbyll Lubia”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Pronarët e resortit në Kepin e Rodonit në përgjimet e BILD, si Dako iu dha 1.4 ha pronë publike

Një aksion prishjeje në Kepin e Rodonit, i publikuar si rutinë nga kryeministri Edi Rama …