GJKKO i ktheu sot SPAK për herë të dytë dosjen për Asllan Dogjani, duke i kërkuar të plotësojë hetimet. Dogjani akuzohet nga SPAK për mosdeklarim pasurie lidhur me një apartament rreth 100 metër katrorë, për të cilin ai thotë se e ka e fituar si rezultat i këshillimit juridik.
Në një deklaratë për mediat para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme, Dogjani tha se ndodhej aty si ‘hakmarrje nga Rama’ dhe u ndal tek krimet zgjedhore, që u regjistruan nga opozita në garën e 11 majit.
“Edi Ramës i doli situata nga kontrolli me vjedhjet, Edi Rama ka në pushtetin e tij gjithçka”, u shpreh Dogjani.
“Pavarësisht skemave që përdor, grupet kriminale ishin ballë përballë me ne. Administrata, grupet kriminale, paraja dhe intimidimi i qytetarëve ishte një vjedhje e pakontrolluar. Ramës i doli situata nga kontrolli. Nuk mbahet një pushtet me vota të vjedhura. Pavarësisht se nuk do të jem në parlament, jam deputeti i popullit dhe atyre njerëzve që më kanë votuar. Fatkeqësia më e madhe është që Rama ka kapur gjithçka dhe po kontrollon gjithçka. Është dëm i madh për shëqipërinë. Ka bërë marrëveshje të fshehta me ndërkombëtarët për të sjellë në Shqipëri…
Sot është bërë seancë normale për detyrat e prokurorisë, i tregoi akuzës se çfarë veprimesh. Gjykata tha do të kryesh edhe këtë detyra të tjera dhe do të vish pas një muaji. Kjo çështje del qartë se është iniciuar dhe drejtuar nga Rama. Nuk jam këtu se kam vjedhur e korrupsion, por po fole, edhe me qenë Rama në pushtet, është krim.”
Lidhur me përgjegjësin për humbjen e thellë të demokratëve në zgjedhjet e 11 majit, Dogjani tha se përgjegjësi i vetëm është Edi Rama, duke shtuar se me vota të vjedhura, nuk ka fitues.
“Do të mbajë përgjegjësi Rama që ka vjedhur votat deri në 1. Fitues me vota të vjedhura. Iu bëj thirrje qytetarëve që të kërkojnë…Unë kam parë përballë, është dëm për qytetarët e Shqipërisë. Ky njeri nuk e mban pushtetin me vota të vjedhura. Unë do të jem zëri i tyre, unë nuk kam, nevojë për xhaketën e parlamentit. Pavarësisht dhunës e presioneve. Kur më bëhet presion jam pak më i fuqishëm”, përmbyulli deklaratën e tij’, deputeti demokrat Asllan Dogjani.