Drejtuesja politike e PD për Diasporën, Jozefina Topalli ka publikuar një tjetër fakt të masakrës zgjedhore. Topalli shkruan se, është më shumë se manipulim, është arrogancë!
Reagimi
Ky është vetëm një nga mijëra raste ku rezultati nuk është votuar, por është paracaktuar.
Dhe nuk është thjesht 90% – është mbi 90%.
Është më shumë se manipulim. Është arrogancë. Është një mesazh: ‘Bëjmë çfarë të duam, dhe as nuk fshihemi më.’
“Kjo s’është votë. Është fabul.
Jo thjesht 90%, por mbi 90%.
Jo rezultat, por skenar. Jo demokraci, por iluzion me fletë votimi.
Kjo nuk është votë, është përdhosje. Nuk është rezultat, është tallje me diasporën”.