Nga Ndriçim KULLA
Lideri i Koresë së Veriut i grabiti edhe zgjedhjet e fundit parlamentare me një rekord të ri në prishjen e balancës demokratike. Me 83 anëtarë të parlamentit për regjimin, ai mund ta hedh më mirë vallen e diktatorit, duke bërë ndryshime ligjore deri dhe kushtetuese kur do t’ia kërkoj kokrra e qejfit .
Katër rezoluta të organizimeve partiake më të mëdha botërore, ku në Evropë dhe në SHBA drejtojnë qeveritë të cilat ngritën alarmin mbi ngjitjen e tij në pushtet në rangun e liderit të Koresë së Veriut në oborrin e Evropës, mbeten realisht të sfiduara nga revanshi i diktatorit në Tiranë.. Si në të gjitha përmbysjet e mëdha antidemokratike dhe antiligjore, ai po hedh lule dhe po vendosi kurora mbi viktimat e institucioneve demokratike që ka krijuar, nëpërmjet Sektorit të Propagandës gebelsianane.
Dhe tashti, jemi këtu ku jemi, tek krijesa e fundit e tij plotësisht diktatoriale, zgjedhjet e fundit të rrëmbyera, sipas një spektakli të vërtet, të frikshëm dhe ogurzi për fatet e demokracisë të një vendi të vogël evropian.
Por demonët nuk duhet harruar kurrë, se pushtetin e shijojnë në mënyrë të tmerrshme, duke jetuar në çdo çaste me frikën e ankthshme për gjithçka që kanë bërë dhe krijuar mbi fatet e shoqërisë dhe të tjerëve.
Lideri Koresë së Veriut në Tiranë, që tashti është bërë një lloj i ngjashëm me aziatikun, si i tillë, është një gjeni i rrallë i së keqes dhe manipulimit, ku shpesh krijon shfaqje dhe role prestigjatori dhe që nuk janë të rrallë ata njerëz që i besojnë.
Por e ka problem të madh që nuk i buzëqesh Tramp, siç i buzëqesh edhe Makroni, Melon etj, ( ndonëse Melonit fitorja iu duk e papritur në urim), buzëqeshje këto të cilat i ka fituar me afera korruptive në dëm të interesave dhe të sigurisë së shqiptarëve.
Dhe kjo konsiderohet jo thjesht një ashkël në dhëmballën e tij që mund ta shkul edhe me gjuhën e një gënjeshtre të vetme, kur artikulon akrobacitë e qëndrimeve për mes fjalëve dhe gjesteve, por është një halë në grykën e tij që edhe mund ta mbyt përfundimisht karrierën e tij politike.
Hija e Donald Tramp është një makth për tërë qenien e tij ekzistenciale.
Dhe në të njëjtën kohë e përndjek së bashku me të hijen e vet paranojake.
Prandaj udhëheqësi Koresë së Veriut brenda pushtetit të tij të errët me të burgosur politikë , me drogë, krim, grabitje dhe abuzime të shumta , krijon nga këto histori të stërmundimshme imazhi.
Zgjedhjet e 11 majit i kishte kalibruar me një përpikëri të sigurt, ku numri i mandateve dhe i sondazheve dukej sikur i kishte projektuar e njëjta dorë që kishte prodhuar makina e tij elektorale.
Pikërisht për këtë arsye mbi pëlhurën e bardhë që ai iu vendos dështimeve dhe krimeve të tij si krimet e fundit elektorale investoi tre aktivitete të tilla.
Nuk e di në se Kushner erdhi në Tiranë, apo erdhi me video mesazh virtualisht. Unë e marr të mirëqenë si të ardhur, duke patur parasysh reklamën e madhe që i ka bërë.
Kushner duhet të qarkulloj si emër nëpër rrjetet sociale dhe mediat e pushtetit sepse i duhet diktatorit. Të gjitha mediat e regjimit duhet ta zbatojnë këtë detyrë. Urdhri është urdhër.
Duhet theksuar qartë se Kushner është i mirëpritur me biznesin e tij në Shqipëri, por lideri Kores së Veriut për fat të keq po e shfrytëzon politikisht këtë emër.
Ai është korrektësisht në të drejtën e tij ligjore dhe konkurruese si biznesmen, që të zhvilloj veprimtari prodhuese, ndërtuese, apo zbukuruese, dhe në kuptimin korrekt, si të gjithë të tjerët. Ndërsa është edhe më i mirëpritur për reklamën që po i bëhet Shqipërisë si dhëndri i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Por shembujt e ndryshëm na vërtetojnë, se në Shqipëri janë bërë investime publike dhe madje investime strategjike, që kanë rezultuar në të ardhura shumë të mëdha dhe zgjidhje epokale për vëndin , por askush nga qeveritarët tanë të mëparshëm nuk kanë bërë ekspozime sensacionesh me pronar kompanish dhe drejtor bankash siç ka bërë Edi Rama me Jared Kushnerin.
Qëllimi është i qartë .Gjithçka vërtitet tek Donald Tramp dhe ka të bëj me influencën e tij të sforcuar politike që ai po lyp duke shfrytëzuar postin e kryeministrit dhe duke shpresuar të fitoj imunitetin e vendimmarrësve të mëdhenj botëror si Donald Tramp apo Friedrich Merz.
A mund të mbulohen këto zgjedhje të rrëmbyera me zbukurime ?
Samiti i KPE në Tiranë nuk bie fare era natyrshmëri. Është një nga ato ngjarjet e shumta të kërkuara dhe të fabrikuar nga makthet e Edi Ramës për pushtet dhe për të mbuluar skandalet që i ka me radhë. Së bashku me aktivitetin ndërkombëtar çiklistik dhe sidomos vizitën e përfolur të Jared Kushnerit në Tiranë. Ato ishin strukturuar të gjitha me paramendim që të davarisnin reagimin e zgjedhjeve të manipuluar nga dora e diktatorit.
Në një kohë kaq të shkurtër ato ishin planifikuar që të bombardonin opinionin publik me superngjarje, ku opinioni publik të mos i kushtonte rëndësi rezultatit të zgjedhjeve.
Lideri Kores së Veriut me siguri që dridhet prej rrufeve të Zeusit në Olimp dhe nuk po lë fije lidhjesh pa shfrytëzuar për të zbutur sadopak ose për të bërë të mundur sipas parimeve që ka mëndja e tij korruptuese, shuarjen e zemërimit të Zeusit .Për shkakun e vërtet të dosjeve të nxehta korruptive që ka në organet ligjëzbatuese amerikane, të cilat janë të përfolura në tërë shtypin amerikan ,si një kryeministër dhe nje qytetar i huaj, që ka problemë serioze me shkeljen e ligjit nga ku nesër mund të kthehet në subjekt hetimi me imunitet ose pa imunitet diplomatik.
Askujt nuk i ka tërhequr vëmendjen ardhja e Jerad Kushnerit për të investuar në Shqipëri. Për shumicën e njerëzve është trajtuar me respekt dhe dashamirësi si çdo investitor i huaj . Është pikërisht Edi Rama ai , i cili e ka bërë të veçantë prezencën e tij për të shpëlarë ndyrësirat që ka krijuar goja e tij e ligë dhe mëndja e tij magbethiane.
Duke kërkuar miqësira të stilit alla Mcgonigal rreth familjarëve të Tramp, ai tashti vërtitet mbrapa prapanicave të tij presidenciale nga frika e ndëshkimeve reale qe mund ta presin në të ardhmen.