Analisti Sami Neza gjatë bisedës në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka deklaruar se, SPAK ka vënë në shënjestër vetëm opozitën, ndërsa nuk i hedh sytë aspak tek mazhoranca.
Duke analizuar masakrën zgjedhore, Neza u shpreh se, SPAK duhej të kishte bllokuar telefonin e Ramës, Ballukut dhe drejtuesve socialistë në qarqe me qëllim që t’i japë një përgjigje, kësaj farse zgjedhore të 11 majit.
“SPAK nuk po ja del dot të ruajë balancat, të ndajë gjysmën e kohës me opozitën dhe gjysmën e kohës me korrupsionin e qeverisë.
Po i kushtohet tërësisht opozitës.
Ka shtuar tani edhe elementë të rinj të opozitës, që kur Rama e konsideroi si opozitë Tom Doshin, i është përveshur edhe atij, një veprim krejt surprizë.
Praktikisht SPAK më gjithë këtë opozitës që po i bëhet procesit zgjedhor së pari, nisur dhe nga raporti i OSBE-ODIHR, duhet të bllokonte telefonin e Edi Ramës, Belinda Ballukut, drejtuesve politik të socialistëve, për ti dhënë një përgjigje shqiptarëve se, çfarë ka ndodhur me zgjedhjet.
Kjo mendoj se do ishte një përgjigje e cila mund të qetësonte qytetarët, militanzimin dhe në një farë mënyre do ti jepte një përgjigje përfundimtare një situate që në Shqipëri po vjen duke u përkeqësuar që nga zgjedhjet lokale të vitit 2015, kur u eksperimentua në shkallë kombëtare në zgjedhje, ky mekanizëm që është dhe sot.
SPAK duhet të jepte një përgjigje se si, ka mundësi që PS ndërton një sistem anti-zgjedhje siç është patronazhimi, për të përballur çdo lloj mekanizmi ligjor për zgjedhjet dhe ende nuk kemi përgjigje ligjore nga një sistem drejtësie që të gjithë pretendojmë se ka kaluar nëpër një proces reformimi, të cilit ne duhej ti drejtohemi për çështje të mëdha që janë tagër i kësaj drejtësie”, theksoi Neza në SYRI TV.