CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Ulsiu i bën “zbor” ushtarit Dumani

Pasi u bë palë me Ramën në masakrën elektorale të 11-Majit, Altin Dumani është ‘paraqitur’ para Ulsi Manjës ku ka mirëpritur, afërmendsh, rekomandimet e qeverisë Rama dhe institucioneve të tjera, që praktikisht është diktim edhe formal i punës së SPAK nga qeveria, pasi në rrugë informale SPAK-u e bën çdo ditë këtë gjë.

Dumani nuk ka patur asnjë ankesë për kontrollin që po vendos qeveria mbi Prokurorinë e Posaçme përveç ankesës se, po na ngarkoni me shume punë dhe se rekomandimet nuk shoqërohen me të dhëna statistikore apo analiza të thelluara që mund të ndihmojnë në zbatimin konkret të tyre. Pra, kreu i SPAK nuk është kundër kontrollit qeveritar, vetëm se thotë po më ngarkoni shumë me punë, ndoshta kjo do pasohet nga kërkesa e përhershme e tij, “më jepni edhe nje mandat tjetër ose më gjeni një punë të mirë pas këtij mandati”, gjë të cilën e ka artikuluar vazhdimisht në drejtim të mazhorancës.

Sipas Dumanit, disa rekomandime janë formuluar në mënyrë shumë të përgjithshme dhe shpeshherë duken subjektive, gjë që vështirëson përkthimin e tyre në masa konkrete. “Rekomandimet janë të mirëpritura në parim, por shpesh mbeten deklarative dhe jo të zbatueshme praktikisht,” – u shpreh ai. Dumani shtoi gjithashtu se mungesa e konkretizimit dhe bazës statistike i bën disa prej tyre të vështira për t’u implementuar në praktikën e përditshme të punës së SPAK.

“Rekomandimet po gjejnë zbatim në SPAK, por nuk shoqërohen me të dhëna statistikore. Disa rekomandime duken subjektive. Rekomandimet shpesh herë kanë fraza të përgjithshme. Rekomandimet mund të mbeten deklarative dhe jo të zbatueshme. Në tërësi, rekomandimet janë të mirëpritura, por disa rekomandime, nga mënyra sesi janë, paraqesin vështirësi sesi do gjejnë zbatim konkret.” Pra, Altin Dumanin nuk e shqetëson kontrolli qeveritar, por ngarkesa kancelarike, dokumentacioni, statistikat etj.

About Redaksia

Check Also

Malaj: Me Ramën më ndau babëzia e tij për pushtet të përjetshëm

Postimi i Arben Malajt Para 2005 na bashkonte Sheqerja, shitsja e urte dhe embel e …