Partia Demokratike i ka dërguar një kërkesë urgjente Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në lidhje me votën e diasporës, ku ka kërkuar moscertifikimin e rezultateve dhe një auditim të plotë të procesit.
Në kërkesën e firmosur nga përfaqësuesi i PD, Franc Nuri, theksohet se ky proces jo vetëm ka humbur çdo busueshmëri në sytë e publikut, por ka dalë plotësisht jashtë kontrollit administrativ dhe ligjor.
Duke renditur të gjitha faktet dhe provat që janë bërë publike gjatë procesit të numërimit, PD kërkon gjithashtu dhe një auditim të plotë nga ekspertë të pavarur.
Kërkesa urgjente e PD për KQZ në lidhje me votën e diasporës