Dosja italiane/Kush është krahu i djathtë i kreut të organizatës kriminale të “Pojës”

Antimafia italiane, në bashkëpunim me SPAK goditi një bandë kriminale të trafikut ndërkombëtar të kokainës, teksa një prej bazave të tyre ishte në Durrës, ndërsa dy të tjera në Puglia të Italisë.

Në krye të grupit kriminal qëndronte Xhevdet Troplini, i njohur ndryshe si “Poja”, teksa dy bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë konsiderohen nipi i tij, Elvis Doçi, i njohur si “Visi i Pojës”, si dhe Adi Çoba.

Në kuadër të operacionit “Ura” në total u lëshuan 52 masa sigure, ku 40 prej tyre janë për shtetas shqiptarë dhe 12 të tjera për shtetas italianë.

Në dosjen hetimore të Antimafias italiane, Adi Çoba rezulton si një prej krerëve të grupit që koordinonte dhe drejtonte nga Shqipëria aktivitetet e anëtarëve të tjerë të organizatës kriminale, shqiptarët dhe italianët.

FOTO-LAJMI/ Ky është “Bisha” i “Felix Vinum”!

Nga bisedat e zbardhura nga aplikacioni i enkriptuar “Sky Ecc”, Adi Çoba rezulton që thërritej me nofkat “i shëndoshi” ose “bisha”, merrte dhe dërgonte në Itali korrierë që sillnin sasi të mëdha heroinë dhe kokaine, të furnizuara nga Shqipëria dhe Holanda përmes veprimtarisë së paligjshme të anëtarëve të tjerë të shoqatës.

“COBA Adi, si drejtues dhe promotor i shoqatës,  gjeti dhe e dërgoi në Itali sasi të mëdha heroine dhe kokaine nga jashtë. I koordinonte dhe drejtonte aktivitetet nga Shqipëria”, thuhet në dosjen italiane.

About Krye Redaktor

Check Also

PD reagon për deklaratën e Departamentit të Shtetit: Narkoshteti në shënjestër të SHBA-ve

PD përshëndet mesazhin e zyrtarit të lartë të Departamentit të Shtetit DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE …