Berisha: Kemi të dhëna të sigurta që janë përdorur kuti të mbushura, posaçërisht nga Lubi Balluku dhe treni bullgar

Në vijim të akuzave të forta ndaj procesit zgjedhor të 11-majit, kryetari i PD, Sali Berisha, në një deklaratë për media, theksoi se opozita disponon të dhëna të sigurta për përdorimin e kutive të mbushura dhe të ashtuquajturit “tren bullgar”, si pjesë e një skeme masive manipulimi elektoral.

Sipas Berishës, emra konkretë si ministrja Belinda Balluku janë të përfshirë drejtpërdrejt në këtë proces të deformimit të votës së qytetarëve, duke përdorur metoda të paligjshme për të siguruar fitoren e mazhorancës.

Në të njëjtën linjë, përfaqësuesi i opozitës Blendi Himçi ngriti shqetësime serioze mbi mosfunksionimin e skanimit të kutive në 80% të rasteve dhe ndaljen e energjisë elektrike në zona të caktuara të Elbasanit gjatë natës, gjë që, sipas tij, është bërë qëllimisht për të lehtësuar manipulimin dhe shpërndarjen e parave pa u regjistruar nga kamerat e sigurisë.

Tomorr Alizoti, një tjetër përfaqësues i PD-së, shtroi pyetje retorike për praninë e fletëve të votimit dhe listave zyrtare të një institucioni shtetëror brenda një lokali privat, duke e cilësuar këtë si dëshmi flagrante të degradimit të procesit demokratik në vend.

Sali Berisha: Çdo gjë, do të zbatohet ligji. Do bëjmë çdo përpjekje të ligjshme, ligjore. Ky është një mekanizëm që flet vetë.

Ose këto kanë tepruar nga mbushja e kutisë, sepse ne kemi të dhëna të sigurta që janë përdorur kuti të mbushura, posaçërisht nga Lubi Balluku, por jo vetëm. Ose pastaj, treni bullgar që prodhon të njëjtin efekt.

Sepse edhe në trenin bullgar, e palos dhe të thotë shko e hidhe në kuti kështu. Është i njëjti efekti dhe këtu pastaj duhet një ekspertizë e hollë për të dalluar nëse ishte treni bullgar, apo kutia e Edi Ramës, Lubi Ballukut.

Blendi Himçi: Në 80% të rasteve nga KZAZ-të nuk ka arritur dot të bëhet skanimi i kutive. Mjafton ky fakt që nuk është bërë skanimi i kutive, dhe ju të kuptoni se mund të jenë kuti krejt të ndryshe nga ato të paskanuara.

Çfarë ka ndodhur në Elbasa! Në orën 8 të darkës deri në 6 të mëngjesit, për 6 komunat poshtë Shkumbimit që janë pjesë e Bashkisë së Elbasanit, Shirgjan, Gjergjan, Tregtan, Shushicë, Gjinar, Zavalinë janë hequr dritat, ditën e shtunë duke gdhirë e dielë.

Të na shpjegojë, Belinda Balluku, drejtori i OSHEE-së, kush ka qenë shkaku i këtyre i heqjes së dritave, që të livznin fare lirshëm makinat, për ndarjen e lekëve e të mos kishte pamje filmike për to.

Sali Berisha: Pra të grabisim me çdo çmim zgjedhjet, i garantoj se do të mbrojmë me çdo çmim votën.

Tomorr Alizoti: Le të shkojmë pak llogjikë, ç’duan fletët e votimit, lista me vulë e një institucioni shtetëror në një lokal. Ne nuk jemi hetues, ne jemi njerëz që bëjmë politikë. Kjo është për të treguar nivelin e zgjedhjeve në Shqipëri.

Ju si njerëz, si media që mbani perceptimin e lartë demokratik, bashkë me ne duhet të jeni të shqetësuar, ç’duan fletët e votimit, listat e institucionit shtetëror, në një lokal çfarë duan. Na japin këto rezultate të cilat përngjajnë me kohën e Maos dhe Koresë së Veriut.

Kjo është logjika, çfarë duan këto në një lokal. Dhe këto janë ato që janë kapur sot, po sa mund të jenë në të gjithë Elbasanin, në të gjithë Shqipërinë, të pakapura.

Blendi Himçi: Unë nuk kam parë vula se nuk e kam kthyer nga mbrapa, por më duket se vula nuk kishin.

About Redaksia

Check Also

Ministri tjetër i Ramës drejt burgut, si i kalonte paratë e taksapaguesve tek restoranti i gruas

Ish-nënkryetari i bashkisë Tiranë, aktualisht Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, është zyrtari …