Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, vijoi me akuzat e ashpra ndaj institucioneve të drejtësisë, duke vënë në shënjestër konkretisht SPAK-un dhe Policinë e Shtetit.
Berisha ironizoi funksionimin e SPAK-ut, duke thënë se ky institucion është shndërruar në një “kazan të madh turshish”, ku çdo dosje që lidhet me qeverinë mbyllet pa hetim dhe futet në harresë.
Në të njëjtën linjë, Berisha përmendi rastin e largimit të Elvis Doçit, duke e cilësuar si një skandal tjetër që nxjerr zbuluar bashkëpunimin mes strukturave shtetërore dhe elementëve të inkriminuar.
Ai akuzoi drejtorin e përgjithshëm të Policisë, Ilirian Agalliun – të cilin e ironizoi si “Ilir Matrixi” – për përfshirje direkte në mbrojtjen e të dyshuarve dhe për bashkëpunim të ngushtë me individë të lidhur me krimin.
Sali Berisha: Bëjnë shaka. E ka marrë vesh çdo shqiptar, që ata i fusin në turshi. Kanë hapur ca kazanë të mëdhenj që i fusin në turshi. Çdo dosje për qeverinë e fusin aty.
Ngjarja është e sotme, siç e pe. Policinë e thirri, policia erdhi, mbajti procesverbalin. Natyrisht do të ndiqet rruga ligjore. Por kjo është shumë e qartë.
Këtu nuk ka dalim Spaku me bandën dhe banda me Spakun. Gjersa kur Elvis Doçi, iku, e përcollën. U thanë se do e arrestojmë pas nja 3 muajsh se kemi një operacion, kemi ca biseda me të.
Tomor Alizoti: Policia vjen zakonisht pas zgjedhjeve, se gjatë zgjedhjeve nuk ka ardhur.
Sali Berisha: Kishte urdhër nga drejtor Matrixi, drejtori i Përgjithshëm i policisë, Ilir Matrixi.
E dini se çfarë i tha një prokuror italian dje Ilir Matrixit dje në korridor, e morët vesh. Hë tha, ai shoku yt iku, i tha, për Elvis Doçin. Iku tha ai, e dinte që janë miq.
Miq të ngushë me Prodën.