Himçi: Lekë, euro, paund, karta dhe dokumente së bashku, këto janë pjesë e krimit elektoral në Elbasan

Kreu i PD Elbasan, Blendi Himçi hodhi dritë mbi një tjetër rast të rëndë që, sipas tij, përbën provë të qartë të manipulimeve zgjedhore në Elbasan.

Ai u shpreh se në një nga lokalet e zonës janë gjetur lekë, euro, paund, karta identiteti dhe dokumente të tjera, të cilat përbëjnë pjesë të një skeme të dyshuar për krim elektoral.

Sipas Himçit, prania e shumave të ndryshme të valutave të huaja së bashku me dokumente personale në banakun e një lokali nuk ka asnjë shpjegim logjik përveçse si një pjesë e operacioneve për blerje votash.

“Faktikisht, kemi thërritur policinë e shtetit, drejtuesin e prokurorisë së Elbasanit, në lidhje me rastin në fjalë dhe kanë qenë të pranishëm policia e cila ka vepruar konform rregullave dhe kanë konstatuar siç e shikoni edhe lek të gjetura në banak, të cilit ishin lek, euro dhe paund.

Po ta shikoni janë pjesë e krimit elektoral, sepse nuk ka kuptim që të qëndrojnë euro, paundë dhe lek në të njëjtën kohë në barin e një lokali.

Këto janë ditën e sotme të konstatuar nga policia.

Aty ka karta identiteti, patenta dhe dy dokumente të cilat nuk mund të sqaroj më konkretisht se janë pjesë e sekretit hetimor.

Në pritshmëritë e personit për të provuar firmosjen, për të mësuar se si votohet, por nuk deklaron nëse janë fletë votimi të vlefshme, të printuara apo false. Nuk jep sqarim”, tha Himçi.

About Redaksia

Check Also

Ministri tjetër i Ramës drejt burgut, si i kalonte paratë e taksapaguesve tek restoranti i gruas

Ish-nënkryetari i bashkisë Tiranë, aktualisht Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, është zyrtari …