Kush e dekonspiroi operacionin e Antiamfias italiane dhe njoftoi Visin e Pojës të arratisej?

Anfimafia italiane dhe autoritetet shqiptare kanë shpallur mbi 50 arreste (29 në Shqipëri dhe 22 na Itali) ndaj një prej grupeve të narkotrafikut që kryeprokuroi i SPAK Altin Dumani e konsideroi si një ndër më të rrezikshmet dhe kryesoret në vend.

Hetimi i zhvilluar me emrin e koduar “Ura” është zhvilluar mes Durrësit vlorës Tiranës dhe rajonit të Pulias në Itali gjatë periudhës 2020-2025, njoftuan në një konferencë të të përbashkët për shtyp, prokurorët e SPAK, atë të Prokurorisë së Barit në Itali dhe përfaqësues të Policisë së Shtetit.

Në qendër të tij ka qenë ajo që njihet si Banda e Troplinëve, të cillën lideri i opozitës Sali Berisha e ka akuzuar disa herë kohët e fundit si aleatëve të socialistëve për zgjedhjet në qarkun e Durrësit. Mes mandateve të arrestit bie në sy edhe ai për Elvis Doçin, i njohur ndryshe si “Visi i Pojës” dhe i dyshuar si një ndër drejtuesit e organizatës. Doçi, i cili njhet më këtë emër të dytë për shkak të lidhjes familjare me Xhevdet Troplinin. Por ai i ka shpëtuar arrestimit duke rritur dyshimet se është njoftuar paraprakishtë për atë që do të ndodhte, në bazë të lidhjeve që ka me majat e pushtetit dhe direkt me atë që Arben Ahmetaj e etiketonte si “koordinatori i Edi Ramës me bandat”. Pikpyetja tjetër që është ngritur në mediat pranë opozitës ka të bëjë me faktin se kjo goditje ndodhi menjëherë pas përfundimit ttë zgjedhjeve.

Të dyja këto hipoteza janë hedhur poshtë formalisht nga kreu i SPAK Altin Dumani dhe nga Drejtori i Policisë, Ilir Proda. I pari tha se hetimi pesëvjeçar “nuk ka lidhje me zgjedhjet”, ndërsa i dyti se policia ishte njoftuar vetëm një ditë më parë për kryerejen e opoeracionit. Por menjëherë pas fjalëve të tyre Sali Berisha e lidhi arratisjen e Pojës me mrëdhëniet që ai ka lart në qeveri. Sipas Berishës, “porti i Durrësit është shndërruar në një pikë kryesore të hyrjes së kokainës në Europë, dhe kjo ka ndodhur për shkak të kontrollit të plotë të portit nga grupi i Troplinëve, me mbështetje të nivelit të lartë të qeverisë, përfshirë Edi Ramën” tha ai duke shtuar: “prapa trafikut monstruoz të kokainës qëndrojnë ata që e kanë lënë portin dhe unë këtë e kam denoncuar me dhjetëra herë që porti i është dorëzuar Troplinit.
Ndaj u njoftua të ikë Elvis Doçi.

About Krye Redaktor

Check Also

Përplasja e Ramës me ndërkombëtarët për farsën e 11 majit dhe reagimi i Berishës

Pyetje: Doktor, ju po bëni cdo ditë denoncime, dhe nëjri prej tyre ishte ditëne  sotme. …