CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Prova e masakrës elektorale në Elbasan! Në lokalin e kryeplakut gjenden fletë votimi, para e materiale zgjedhore

Me pamje dhe prova Partia Demokratike denoncon masakrën elektorale që është bërë në Elbasan. Lokali i kryeplakut të fshatit Pelkisht të Peqinit, funksiononte sibazë patronazhistësh, ku ka dyshime se ndaheshin para -lekë, euro dhe paund – në këmbim të votës.

Skandali bëhet edhe më i madh pasi Dervish Beqiri rezulton që ka qenë dhe vëzhgues në zgjedhje.

Ka qenë vetë kandidati i PD-së në këtë qark, Blendi Himçi i cili ka kapur ‘mat’ materialet zgjedhore në këtë lokal, mes të tjerave edhe fletë votimi

Në një konferencë për median krah liderit të PD, Sali Berisha, Bledi Himçi tha se një shumë lekësh është gjetur në banak, 10 fletë votimi. Vetë lideri i PD-së tha se i takon autoriteve të hetojnë nëse kemi të bëjmë me ‘mbushje kutie’ nga socialistët e Edi Ramës apo me skemën e ‘trenit bullgar’

“Ne kemi të dhëna të sigurta që janë përdorur kuti të mbushura nga Lubi Balluku por jo vetëm.. ose pastaj treni bullgar që prodhon të njëjtin efekt. Edhe  në trenin bullgar, ai që të jep fletën e palos e të thotë shko hidhe.. këtu duhet ekspertizë për të dalluar nëse ishte treni bullgar apo kutia e Edi Ramëse Lubi Ballukut”, tha Berisha.

Deklarata për medien

Blendi Himçi: “Në mëngjes kam qenë i pranishëm në bar kafenë e kryeplakut të fshatit Pekisht të njësisë administrative Shezë, të bashkisë Peqin, Dervish Beqiri.

Ai kishte pasur dhe rolin e vëzhguesit. Ishin hapur në këtë tavolinë , janë gjetur 10 fletë votimi, e 117 fletë me vula të njoma të vulosura nga bashkia Peqin dhe gjëndja civile e asaj zone bashkë me firmat përkatëse. Ai deklaron se i ka marrë nga bashkia, ndërsa fletët e votimit ishin për të mësuar dorën banorët se ku duhet të votonin.

Dervish Beqiri: Këto janë për të verifikuar njerëzit

Blendi Himçi: Ku i ke gjetur?

Dervish Beqiri: I kam marrë tek shkolla. I ka sjellë Sami Hasalla.

Blendi Himçi:  Mos luani se po vjen policia.

Blendi Himçi telefonon policinë: Jam në Pekisht! Kam gjetur fletë votimi dhe listat e votuesve. Jemi para krimit elektoral.

Më pas ai shtoi:

Blendi Himçi: Lekë të gjetur në banak, të cilët ishin lekë euro dhe paund. Janë pjese krimit elektoral se nuk ka kuptim që të jenë ..Aty ka kartë identiteti, patentë, e dokumente të tjera që nuk mund tju informojmë më shumë se është sekret hetimor.

Sali Berisha: Njëra është e Edi Ramës dhe tjetra e Arbjan Maznikut. Kjo flet vetë. Ky është mekanizëm që flet vetë. Ne kemi të dhëna të sigurta që janë përdorur kuti të mbushura nga Lubi Balluku por jo vetëm.. ose pastaj treni bullgar që prodhon të njëjtin efekt. Edhe  në trenin bullgar, ai që të jep fletën e palos e të thotë shko hidhe.. këtu duhet ekspertizë për të dalluar nëse ishte treni bullgar apo kutia e Edi Ramëse Lubi Ballukut.

About Redaksia

Check Also

Ministri tjetër i Ramës drejt burgut, si i kalonte paratë e taksapaguesve tek restoranti i gruas

Ish-nënkryetari i bashkisë Tiranë, aktualisht Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, është zyrtari …