Vila ku Rama takohet me krerët e krimit të organizuar

Kryetari i PD, Sali Berisha ka bërë publik vendin ku Rama takohet me krerët e bandave kriminale para dhe gjatë zgjedhjeve të 11 majit. Berisha tha se ai kishte denoncuar një lokal në Golem ku zhvilloheshin takimet mes Dakos, Visit të Pojës dhe Suel Celes.

Pas postimit në rrjetet sociale, Berisha tha se krerët e bandave e ndryshuan vendin e takimit. Rama bashkë me ta nisën të takohen tek vila e ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako në rezidencat qeveritare në Durrës.

Sali Berisha i konsideron farsë elektorale zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Në intervistën për emisionin Opinion në Tv Klan, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi Partinë Socialiste se ka fituar 28 mandate deputetësh në bashkëpunim me bandat kriminale.

Blendi Fevziu: A i gjeni vetes një gabim tuajin në këto zgjedhje?

Sali Berisha: Kujt ia shtron ti këtë pyetje? Nuk ka diskutim që unë gabime të përditshme bëj. Cilat janë ato do analizohen. Tani po merrem me mbrojtjen e votës. Këto zgjedhje nuk njihen. Është farsë. 28 mandate kanë marrë me banda.

About Krye Redaktor

Check Also

Kontrabanda 36 milionë euro me cigaret dhe roli i koordinatorit të Ramës me krimin, Ergys Agasi për të fshirë gjurmët

“BIRN” Paraditen e nxehtë të shtunës, një grua në mesin e të 30-ave afrohet në …