Nga Besart XHAFERRI
Firmat për kulla dhe resorte janë “Ura” që lidh Edvin Ramën me bandat shqiptare që janë bërë pjesë e tregtisë ndërkombëtare të kokainës.
Të gjitha dosjet e grupeve kriminale që ekspozoi SKY ECC kanë një emërues të përbashkët, lejet e ndërtimit, që sot janë Monopol i Edi Ramës.
Edi Rama ka vendosur ti ndihmojë me logjistike grupet kriminale, ku u ka dhënë licencë për përdorimin e Portit të Durrësit si bazë operacionale, teksa u ka dalë garant për të pastruar paratë në sektorin e ndërtimit.
Në këtë biznes Edi Rama ka përfshirë dhe studio ndërkombëtare të arkitekturës, teksa pasi ka pastruar paratë e kanabizimit në komplekse banimi, po pastron paratë e kokainës në kulla ku ka guxuar të vendosë dhe fytyrën dhe firmën e tij.
Në këtë panoramë SPAK po kujdeset vetëm të mirëmbajë “Urën”, pasi dhe operacioni kundër Pojave u zvarrit që Edi Rama të konfirmonte fuqinë e tyre elektorale dhe të mbaronte punë me samitin e BE, pasi nëse ky operacion do kishte ndodhur para 11 Majit, gazetarët e huaj që ndiqnin samitin në Tiranë nuk do merreshin me atletet e bardha të Ramës, por me miellin e bardhë që eksporton në Evropë.