Berisha denoncon me pamje: Xhabaftët terrorizuan votuesit për votat në Vorë! Fytyra e vërtetë e këtyre zgjedhjeve ishte krimi!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta gjatë një konference për shtyp, duke e cilësuar procesin zgjedhor si të manipuluar nga banda kriminale.
Ai u shpreh se persona me akreditime false janë futur në qendrat e votimit në Vorë, ndërsa i cilësoi ata si pjesë e një grupi të organizuar, që përfaqëson interesat e mazhorancës. Berisha përmendi me emra individë që, sipas tij, kanë qenë aktivë në veprimtari kriminale për llogari të kandidatëve të Partisë Socialiste.
“Këtu do shihni fytyrën e Blendi Gonxhes.
Ja, ky Xhabafti, përfaqësues i organizatës…
Xhabaftët me akreditime false në qendrat e votimit në Vorë.
Se janë një bandë këta, nja tre-katër janë Xhabaftë, pastaj kanë të tjerët rreth tyre.
Albana Vokshi po mbron qytetarët nga një bandë e rrezikshme.
A e patë akreditimin atij?
Tjetër, banda e tërë në oborr.
Të gjitha, urdhëroni zgjedhjet…
Gazetarja me guxim e demaskon, e nxjerr mashtrues, tregon se ai është xhandar aty, xhandar i zgjedhësve.
Ai ka votuar, nuk ka lidhje me votimin, përveçse me policimin e votuesve.
Bandat e armatosura kanë dërguar Shytët në afërsi të qendrave të votimit në Lushnje.
Mercenarë të marrë nga veriu apo nga Kosova, kush e merr vesh se çfarë ishin, pasi kanë futur në listë një vajzë që është e zgjedhura e tyre, pastaj kanë punuar për Ceno Klosin, Koreshin, Klodian Lahjen.
Aktiv në krim, Julian Sula apo Juliani i Pashakos, i njohur për krimet e tij.
Po kështu, Arben Qimja, Belinda Balluku e shpall në kërkim në mënyrë që ta detyrojë kur të ishte në kërkim të punojë për kandidatët e PS.
Renato Salihi apo Renato Çami, ai punoi intensivisht për Ceno Klosin dhe Klodian Lahjen.
Këto ishin pra… sepse këto janë të filmuara, kurse banda e Shytëve, e armatosur në afërsi të qendrave të votimit duke terrorizuar votuesit.
Fytyra e vërtetë e këtyre zgjedhjeve ishte krimi. Askush nuk mund ta fshehë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Bojkot regjimit

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Bardhi njoftoi sot bojkotin duke theksuar se mazhoranca ka …