Ne nuk jemi një popull atipik që të votonim sërish një klikë e cila e la pa njerëz Shqipërinë

Nga Ndriçim KULLA

Këto zgjedhje u vodhën.

Hajduti nuk ka racionalitet kur vjedh dhe sidomos kur është në politikë.

Aq më shumë kur bëhet fjalë që do grabisësh për të mbajtur pushtetin gjallë.

Kur ke objektiv të përcaktuar që të vjedhësh , pa mekanizëm kontrolli, doemos, që do kesh një produkt spektakolar si mazhoranca parlamentare që doli nga këto zgjedhje.

E pamë të gjithë se çfarë ndodhi me zgjedhjet e 11 majit.

Po e ndjejmë  shumë e më shumë përditë nga habia e shprehur në heshtje e shumicës së njerëzve që ndryshimin e shikonin si të domosdoshëm, por po e përjetojnë si të pa pamundur.

Opozita për hir të së vërtetës bëri një paraqitje shumë  të mire,me një ofertë të shkëlqyer dhe plotësisht të besueshme, ndonëse krijimi i stafit të parlamentarëve të kandidatëve të saj vlen për të dëshiruar.

U përqafua një filozofi e cila shprehu prioritet ndaj militantizmit dhe nuk u konsiderua fare rëndësia e frymës së  imazhit që mund të krijonte tërheqja e figurave publike për të vrarë hezitimin e shtresës gri e cila edhe nga kontaktet e mia të shumta personale, jam i bindur se do ta kishte hedhur  e sigurt hapin drejt mbështetjes së opozitës.

Në këtë drejtim mund të ketë njëqind e një arsye   që u veprua kështu , kundër kësaj logjike, por kjo  krijimtari  që mungoi  ka bërë dëmin e saj .

Mendoj, se duhej ishin pyetur  njerëzit më mirë se çfarë donin  përtej militantizmit, i cili në një konkurrencë zgjedhore përsëri  nuk duhet mohuar se është tejet i nevojshëm.

Kur shikoj dr. Ilir Alimehmetin që ka marrë vota sa  tre deputet  (18000 vota)por ka rritur edhe imazhin e PD-ës për mire dhe nuk bëhet parlamentar,  nuk kam se si të gris  arsyen time intelektuale dhe të mos shprehë rezerva  edhe për  formulën që u zgjodh: lista të hapura – lista të mbyllura e cila meriton një analizë në vete.

Gjithsesi, këto janë defekte , por rezultatin e këtyre zgjedhjeve të grabitura nuk do ta kishin përmbysur kurrë.

Thjesht këto kanë ndikuar në performancën aktuale të PD-ës.

Me këtë qëndrim dëshiroj t’iu jap edhe njëherë  përgjigje publikisht mjaft  prej miqve të mi që më kanë pyetur vazhdimisht këto ditë :

“Sa është vjedhur dhe sa është votuar pë regjimin ?!”

Kategorikisht këto zgjedhje janë manipuluar dhe janë vjedhur.

Vlen për tu përsëritur, se ne nuk jemi popull atipik që të mbajmë mbi supe një regjim dhe një autokrat të mbuluar me skandale korrupsioni,krimi e droge.

Ne nuk jemi popull zulluland që të pranojmë një klikë që i ka zënë frymën demokracisë, duke future  në burg dhe duke përndjekur politikisht gjithë drejtimin opozitar.

Ne nuk jemi popull vetëvrasës, që të pranojnë një diktaturë e cila e thau popullsinë e Shqipërisë ,ku nëpërmjet diferencimit klasor i detyroi që mbijetesën ta kërkonin përtej kufirit të saj.

Zgjedhjet u blenë me program te detajuar, i cili kishte filluar që kur u dekretuan zgjedhjet, pra shumë kohë para zgjedhjeve me para në dorë , tendera dhe vende pune të përhershme dhe sezonale. U manipuluan me forma inxhinjerike nga më të stërholluarat. U dhunuan me trysni të frikshme psikologjike ndaj administratës, duke aktivizuar edhe shërbimin informativ me metodat alla sigurim i shtetit i cili  i përdorte në epokën komuniste.

U aplikuan skema të sofistikuara manipuluese duke krijuar efektin e qëllimshme të gabimeve njerëzore  apo edhe rastësore. Realiteti antiligjor i periudhës së prag zgjedhjeve dhe ditës së zgjedhjeve zëvendësoi legalitetin e përcaktuar me ligj dhe të detyrueshëm të këtyre zgjedhjeve.

Një super VKM tre ditë para zgjedhjeve fali mbi 220 milion euro gjoba të cilat i përkisnin një periudhe dhjetëvjeçare. Kjo ishte një nga katër VKM e kundraligjëshme me anë të cilave shteti ndërhyri drejtpërdrejt në rezultatin e zgjedhjeve pa pyetur fare se çfarë është ligji. Niveli i shqetësimeve  që Shqipëria po i krijon Evropës për lirinë politike , shtetin ligjor, demokracinë dhe krimin me këto zgjedhje po arrin rekorde të pa imagjinueshme

Nga dëshmitë historike të zgjedhjeve të famshme të vitit 1945 kemi përshkrime     dokumentare por dhe dëshmi gojore të mjaft dëshmitareve të kohës që i përshkruaj  ato me detaje  të njëjta represive prej komunistëve dhe fuqisë së rusëve. Ato zgjedhje te dhunshme mbrapa pamjes së jashtme të qetësisë kishin k֝rcënimin e grykave të fshehura të pushkëve. Mbetën ato ne errësirë të plotë në histori si vullneti i vrarë i shumicës që vulosi rrugën 50 vjeçare të totalitarizmit , ku populli shqiptar nuk pati më të drejtën që të provonte lirinë e tij të votimit.

Votimet e 1945  u bënë me valle dhe muzikë popullore, ndërsa  nga regjimi i sotme po njësoj, por vallen regjimi  e hodhi në fushatë. Vallja zëvendësoi programin dhe ofertën për votuesit ,sepse për rezultatin ishin përgatitur vjedhja dhe manipulimi.

Shkalla e arsimimit të deputetëve, të zgjedhjeve të 1945  ishin  nga  traktoristët tek mjelëset e dalluara! Ndërsa për pasardhësit e tyre në kto zgjedhje janë në shumicë spekulatorët dhe bashkëpunëtorët e bandave dhe krimit.

Por ka një ndryshim të vetëm që lidhet  me mjetet e përdorura për të arritur rezultatin e kërkuar. Ndërsa në  zgjedhjet e para të regjimit komunist u përdor represioni ,ku komunistët dhe  fuqia ruse vepruan së bashku, në këto zgjedhje regjimi përdori dhunën e pushtetit dhe dhunën e bandave të krimit, drogës dhe fuqisë së parave të pista.. Dëshmitë e shumta që janë grumbulluar , provat e pa kundërshtueshme të shkeljes së ligjit elektoral, sikur a ligj  nuk ishte shkruar fare për këto votime , tregojnë, se çfarëdo fuqi elektorale të ishte në konkurrim përballë makinës elektorale të këtij pushteti, do ishte normalisht i humbur Dhe  sikur të mos mjaftonte kjo ,nën breshërinë e shtypit të pushtetit ,të shpërblyer me borderotë e drogës dhe  të taksapaguesve shqiptarë, sot po përjetojmë agresivitetin e një fitoreje të grabitur së cilës duan me çdo kusht që t’ia shuajnë gjurmët dhe të vazhdojnë të sundojnë si të fituar.

About Redaksia

Check Also

Adriana Kalaja i drejtohet Ambasadës amerikane për skandalin Rama-McGonigal

Nga Adriana KALAJA Siç e kam deklaruar, pas publikimit nga Ambasada e SHBA të numrit …