Lideri i opozitës, Sali Berisha ka denoncura një slandal të madh gjatë një conference shtypi. Berisha tha se, sipas OSBE-ODIHR mediat kryesore të vendit të renditura me qeverinë, po tentojnë të mbulojnë farsën e 11 majit.
“Farsa elektorale 11 maj 2025, u bazua në një industri mafioze, të vërtetë, të manipulimit, falsifikimit, të votës së shqiptarëve në Shqipëri dhe në diasporë.
U bazua në presionin e jashtëzakonshëm të karteleve të drogës më të mëdha në Europë si, kartelet Poja apo Troplini, Çela, Bajri dhe organizata terroriste ‘Hakmarrja për drejtësi’ dhe shumë grupe të tjera kriminale.
Por veprimtarinë e tyre kriminale, në votën e diasporës e ushtruan zyrtarë të qeverisë dhe ata arritën duke shkelur kontratën, duke shkelur rregullore, të shtetërojnë, të marrin në duart e tyre të zeza, një proces themelor, kushtetues që zhvillohej për herë të parë në historinë e vendit.
Unë ju deklarova dje se kemi të dhëna të pafundme, dhe ato do ti paraqesim para jush dhe shqiptarëve, në mënyrë që edhe shqiptari i fundit të ketë të qartë se çfarë farse e shëmtuar u zhvilluar në 11 maj.
Problemi është se 11 maj, siç thekson dhe raporti i OSBE-ODIHR, mediat kryesore të vendit ishin të renditura në anën e farsës, në anën e qeverisë.
Ndaj dhe ka një përpjekje që të mbulohet farsa me të gjitha mënyrat. Kjo përpjekje, duke përdorur segmente të krimit, duke përdorur të gjitha format dhe nuk jepet e vërteta e farsës”, tha Berisha.