Dhunohet Vangush Dako, deklarata…

Përplasjet mes grupeve kriminale brenda mazhorancës në Durrës kanë cuar në dhunimin e ish-kryebashkiakut të Durrësit, Dako sipas dyshimeve të ngritura për këtë ngjarje nga Kryetari i PD, Sali Berisha.

Sali Berisha, i ftuar në studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, deklaroi se “Ben Qimja ka ndihmuar Zegjinenë në Fier”.

“Ben Qimen e vunë në kërkim me kusht që të ndihmonte Zegjinenë”, tha kreu i Partisë Demokratike.

Më pas, Sali Berisha kaloi në Elbasan: “Suel Çela, pasi futi Adi Qosen në listë të mbyllur, i tha Ramës që Sara Milen ta vendoste në listë të hapur se e nxirrte ai. Si e nxori? Me policinë në fushatë. Shefi i komisariatit të Prrenjasit i ka marrë një nga një qytetarët, duke i thënë se duhet të votojnë Sara Milen”.

“Në Kavajë, karteli Troplini dhe Shyti në qendrën e numërimit sepse mbështesnin kandidatë të ndryshëm. Në Elbasan ia thyen kockat ish-shoferit të Taulant Ballës sepse nuk po mbështeste Sarën, por një kandidate tjetër. Besa Spaho, nënkryetarja e Korçës, e mbrojtur nga Suel Çela. Çfarë donte ai në Korçë? Ergys Agasi i kishte dhënë Korçën. Sot ky njeri është zhdukur, thuhet që kanë rrahur Gjushin para 4 ditësh. Gjoja në kërkim, por portin e kanë prapë ata”, shtoi Berisha.

About Krye Redaktor

Check Also

21 milionë euro buxhet për emergjencat civile dhe 190 milionë euro për pistë garash 4.4 km!

Shqipëria po digjet nga jugu në veri sepse një regjim hajdutësh e ka lënë venin …