Klodian Guradeci
Qëndrimi ose tërheqja e Sali Berishës është kthyer në bisedë këto ditë, pas qëndrimit të prerë të opozitës për të mos njohur zgjedhjet e 11 Majit.
1) Berisha është në të drejtën e tij të vendosë për fatin e vetë politik.
2) Berisha dhe opozita që përfaqëson, është në të drejtën e saj të mos njohë zgjedhjet.
3) Berisha nuk pëlqehet dhe nuk mbështetet nga një pjesë e shqiptarëve.
4) Pranojmë për një moment që opozita zgjedh të ketë një lider të ri?
5) Çfarë ndryshon në Shqipëri?
Me largimin e Berishës, mos vallë do ulet çmimi bukës, frutave, perimeve, drithërave, energjisë, ilaçeve, komunikimit, tarifa e rrugëve, TVSH-së, arsimit, do rriten rrogat dhe pensionet, do ulet kosto sipërmarrjes, do rritet siguria, do ulet krimi, do ulet trafiku drogës, do përmirësohet infrastruktura, do ulet kosto pushimeve familjare, do kemi ujë 24 orë, do ulet kosto transportit publik, do ulet çmimi naftës, do ulet çmimi mishit dhe peshkut, do ulet çmimi vajit, do ulet çmimi detergjenteve, do ulet numri largimeve nga Shqipëria, do ulet çmimi shërbimeve bujqësore, do rritet numri lindjeve, do rritet punësimi apo plot të tjera në listën e përditshmërisë tonë?
Asgjë nga këto më sipër nuk do ndryshojë me apo pa Berishën në krye të opozitës.
Është njësoj si të pranosh që qeveria e Adil Çarçanit nuk i hiqte dot tollonat sepse sebepi ishte Gramoz Pashko!
Por prapë ne jemi ashtu. Jemi populli Zengjinesë.
Ne pranojmë nënshtrimin, përçmimin, linçimin, talljet, vuajtjet, varfërinë, spastrimin, policinë vullnetare të patronazhiztëve, çdo gjë, vetëm me arsyen që nuk duhet të jetë Berisha.
7) Berisha apo kushdo tjetër në krye të opozitës, nuk është arsyeja e të keqes që gjendemi.
Nëse nuk e kuptojmë këtë, jemi një popull që po vdesim.