Rama censuroi deklaratën e Departamentit të Shtetit për minimin e zgjedhjeve, paralajmërimi i fortë i Rubio

Rama ka censuruar në të gjitha mediat e tij deklaratën e Departamentit të Shtetit për minimin e zgjedhjeve dhe persekutmin që i bëhet opozitës. Asnjë media e afërt me Ramën nuk ka pulikuar mesazhin e shpërndarë nga Ambasada amerikane e cila e konsideronte fjalimin e Samuel Samson si qëndrim të Departamentit të Shtetit.

Mesazhi i shpërndarë nga Ambasada amerikane

“Shtypja e fjalës, lehtësimi i emigrimit masiv, shënjestrimi i shprehjes së besimit dhe minimi i zgjedhjes elektorale kërcënojnë vetë themelet e partneritetit transatlantik.” – Samuel Samson nga U.S. Department of State: Bureau of Democracy, Human Rights, & Labor shkruan se si partneriteti ynë duhet të bazohet në trashëgiminë e përbashkët dhe jo në konformizmin globalist.

Censuroi edhe mesazhin e SHBA për eleminimin e karteleve

Rama ka zhdukur edhe mesazhin më të fortë të dhënë nga Shtetet e Bashkuara për eleminimin e karteleve të drogës dhe krimit të organizuar gjatë takimeve zyrtare të Zëvendësdrejtori te Programit ICITAP të Departamentit të Drejtësisë të ShBA-së, z. Steven Field. Në njoftimin zyrtar të Ambasadës amerikane theksohet se Fields u takua me ministrin e Brendshëm, Hoxha dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Proda.

Ministri i Brendshëm nuk ka dhënë asnjë njoftim për shtyp në lidhje me diskutimet që ka pasur me zyrtarin e Departamentit të Shtetit. Pra, ministri i Ramës e ka injoruar këtë takim sepse nuk i ka interesuar mesazhi që i është dhënë në takim.

Nëse Zëvendësdrejtori i Programit ICITAP të Departamentit të Drejtësisë të ShBA-së, z. Steven Fields nuk do të kishte përmendur “prioritetin” për eleminimin e karteleve të drogës dhe krimit të organizuar, si dhe do të mbështeste qeverinë për hapat e saj, atëhere të ishit të sigurtë se do të kishim njoftim zyrtar nga ministri i Brendshëm.

Paralajmërimi i Rubio

SHBA do të vendosë ndalime vizash për shtetasit e huaj që i konsideron se po censurojnë amerikanët, tha të mërkurën Sekretari i Shtetit Marco Rubio, dhe sugjeroi se politika e re mund të synojë zyrtarët e kompanive amerikane të teknologjisë. Rama këtë po e bën në Shqipëri me mesazhet aerikane të paktën pas farsës elektorale të 11 majit.

Rubio tha në një deklaratë se një politikë e re e kufizimit të vizave do të zbatohej për shtetasit e huaj përgjegjës për censurën e shprehjes së mbrojtur me ligj në SHBA. Ai tha se ishte e papranueshme që zyrtarët e huaj të lëshojnë ose të kërcënojnë me urdhër arresti për postimet në mediat sociale.

“Për një kohë të gjatë, amerikanët janë gjobitur, ngacmuar, madje edhe akuzuar nga autoritetet e huaja për ushtrimin e të drejtave të tyre të fjalës së lirë.

Sot, unë po njoftoj një politikë të re të kufizimit të vizave që do të zbatohet për zyrtarët e huaj dhe personat që janë bashkëpunëtorë në censurimin e amerikanëve. Fjala e lirë është thelbësore për mënyrën amerikane të jetesës – një e drejtë lindjeje mbi të cilën qeveritë e huaja nuk kanë autoritet.

 Të huajt që punojnë për të minuar të drejtat e amerikanëve nuk duhet të gëzojnë privilegjin e udhëtimit drejt vendit tonë. Qoftë në Amerikën Latine, Evropë, apo gjetkë, ditët e trajtimit pasiv për ata që punojnë për të minuar të drejtat e amerikanëve kanë mbaruar”, tha Rubio.

.

 

 

About Krye Redaktor

Check Also

Berisha publikon skandalin: Vetorët e Ramës pranuan një dokument të falsifikuar të Irenës me 5 mbiemra

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi para zyrave të SPAK se, vetorët e Edi Ramës …