CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Topalli: Autokratët mbajnë zgjedhje, por vetëm për t’i manipuluar!

Drejtuese politike e PD për diasporën, Jozefina Topalli, në një postim në Facebook ka denoncuar manipulimet dhe vjedhjen e zgjedhjeve të 11 majit, duke i lidhur ato me taktikat autokratike të përshkruara në librin “How to Rig an Election” nga Nic Cheeseman dhe Brian Klaas.

Ajo thekson se si qeveria aktuale përdori metoda të kontrollit dhe manipulimit që kanë shndërruar procesin zgjedhor në një farsë.

Në postimin e saj, Topalli shpjegon se, sipas librit, autokratët nuk eliminojnë zgjedhjet, por i mbajnë vetëm për t’i manipuluar dhe kontrolluar rezultatin. Në 11 maj, kjo u pa qartë edhe në Shqipëri.

Topalli liston taktikat kryesore të përdorura për të vjedhur votën dhe kontrolluar procesin:

Postimi

Edhe ne Vlore, vota e doaspores nuk mbetet mbrapa… mbi 90% per  pushtetin…
pas librit “How to Rig an Election” nga Nic Cheeseman dhe Brian Klaas, autokratët modernë nuk e heqin më të drejtën e votës — ata e simulojnë atë. Ata mbajnë zgjedhje, por i kontrollojnë nga brenda, duke i dhënë fasadën e demokracisë një regjimi autoritar.
Ja çfarë bëjnë konkretisht autokratët, sipas librit:

1. Mbajnë zgjedhje – por vetëm për t’i manipuluar
Autokratët nuk i shmangen zgjedhjeve. Përkundrazi, i organizojnë vetë, sepse i japin legjitimitet ndërkombëtar dhe kontroll të brendshëm. Por ata e dinë rezultatin që para votimit.

2. Manipulojnë rregullat e lojës
Ndryshojnë sistemin zgjedhor, kufijtë e zonave, formulat e përfaqësimit, për ta kthyer çdo rezultat në favor të tyre. Gerrymandering është një teknikë tipike: ndarja e zonave në mënyrë që vota e kundërshtarit të shpërndahet dhe të bëhet e pavlefshme.

3. Kapin administratën zgjedhore
Vendosin njerëzit e tyre në komisione zgjedhore, që të kontrollojnë regjistrimin e votuesve, ndarjen e zarfeve, numërimin, e deri te shpallja e rezultatit.

4. Blerje dhe shantazh votuesish
Bëjnë presion mbi nëpunës civilë, mësues, mjekë, të papunë apo shtresa të varfra për të votuar për ta. Bëjnë blerje votash ose kërcënime për vendin e punës.
6. Simulojnë opozitë të rreme
Nuk ndalojnë opozitën fare, por e dobësojnë, e përçajnë ose e blejnë. Krijojnë “opozita të kontrolluara”, që japin iluzionin e garës, por nuk përfaqësojnë realisht asgjë.

7. Kontrollojnë votën e diasporës
Vota e emigrantëve përdoret si instrument manipulimi, sepse është më e lehtë të kontrollohet nga larg: zarfe që nuk mbërrijnë, që plotësohen nga të tjerë, apo që shkojnë në duart e partisë në pushtet.

8. Deklarojnë fitore të thella — të pabesueshme
Për të treguar forcë, deklarojnë fitore me 80%, 90% apo më shumë. Kjo është një taktikë klasike autokratike që tregon: “Nuk ka më shpresë për ndryshim”.
9. Krijojnë “demokraci me kostum”
Përdorin zgjedhjet vetëm si makijazh politik për t’u dukur demokratë në sytë e botës, ndërkohë që në brendësi kontrollojnë çdo hallkë të procesit.

Image

About Redaksia

Check Also

Drogë në këmbim të votës/ Maho: Qeveria Rama jep leje për të mbjellë 29,000 ha me kanabis sativa!

Gazetari Armand Maho ka publikuar gjatë ditës së sotme në prani të kreut të PD …