Irena me 5 mbiemra prej 15 muajsh mbrohet nga Altin Troplini, Olsi Çela dhe Ulsiu!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se drejtësia në Shqipëri është kapur nga një rrjet zyrtarësh të lidhur me krimin dhe korrupsionin, të cilët mbrojnë individë të përfshirë në afera të rënda.

Ai akuzoi emra konkretë si Altin Troplini, Olsi Çela dhe Ulsi Manja për bashkëpunim në mbulimin e veprimeve të paligjshme të kryetares së Gjykatës Speciale, të cilën e cilësoi si simbol të kapjes së institucioneve. Berisha theksoi se ky sistem është thellësisht i korruptuar dhe se një ditë do të përballet me drejtësinë e vërtetë.

“Tani, Irena me 5 mbiemra prej 15 muajsh mbrohet nga Altin Troplini, nga Olsi Çela, edhe ky me ca probleme, dhe Ulsiu, i cili fut dokumentet në çantën Louis Vuitton, aty ku ka futur edhe 500 mijë eurot që ka kërkuar si ryshfet.

Prej 15 muajsh Irena tallet me ta, i poshtëron, tregon se këta nuk kanë asgjë të përbashkët me një zyrtar dhe nuk guxojnë për shkak të keqpërdorimit të saj dhe shërbimeve që u ka kryer, t’u tregojë vendin.

Të dhënat e fundit janë këto, KLGJ, që duhej të vepronte brenda 15 ditëve në bazë të vulës apostile që ka në dorë, përpiqet ta transferojë tek prokurori i përgjithshëm, kurse ky i fundit tek Ulsiu.

Ulsi, që bën kërkesa të drejtuara në mënyrë të atillë që të fshihet krimi i Irenës me 5 mbiemra.

Pra, kjo është e vërteta e zyrave të narkoshtetit. Sado që të përpiqet kush të fshehë fytyrën e narkoshtetit, me asgjë nuk mund ta fshehë.

Dëgjoni zotërinj, një gjykatës që drejtoi Gjykatën Kushtetuese, nga Altin Dumani u fut një vit në burg, bashkë me këtë Irenën, sepse pagoi për disa vite, ujin dhe dritat e apartamentit të vëllait të vet që e ka në emigracion.

Dhe pagesat që ka bërë Bashkim Dedja, janë konsideruar si dëshmi se apartamenti është i tij. Pra, kjo është e vërteta.

Ky është karakteri amoral i kësaj bande, që meriton dhe do përballet një ditë me ligjin në mënyrë të pashmangshme”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Pronarët e resortit në Kepin e Rodonit në përgjimet e BILD, si Dako iu dha 1.4 ha pronë publike

Një aksion prishjeje në Kepin e Rodonit, i publikuar si rutinë nga kryeministri Edi Rama …