Nga Adriatik DOSTI
Ore njerez mos na luni mendsh…
Akuzojeni Sali Berishen per ç’ka te doni…fajesojeni si te doni…thoni per te ç’te doni… se jam mese i bindur qe shume mendje – tredhur derisa te vdesin do japin shpirt duke thene se …fajin e ka Saliu…por ama…
…Saliu kurre se ka marre familjen me vehte ne avionin shteteroro – qeveritar e kurre nuk eshte shoqeruar jashte Shqiperie prej nje shpure njerezish [ kryesisht femra haremi ] sic ben pothuajse zakonisht Edi Rama …sa here qe ato qe sheh ne enderr kerkon qe te nesermen ti beje realitet …
Pa pyetur as per cmime e shpenzime …sepse te gjitha horrlliqet e qejfet e tija sulltanore i paguan ti o popull dhe kerkushi tjeter.
Saliu kurre si ka hipur tajares se shtetit shqiptar e te shkoje te shohe ndeshjen Juve – Lazio ne Torino i ftuar nga Igli Tare…
Saliut kurre si ka shkuar ne mend qe me nje carter serb te porositur e paguar po prej Igli Tares …te shkoje e te shohe derbin e futbollit italian Roma – Lazio…
Saliu nuk ka rjedhur akoma menderisht qe po me avonin e shtetit shqiptar te shkoje serisht e privatisht per te takuar Ronaldon e Buffon e te beje foto me ta e tu kerkoje fanellat me autograf tamam si nje adoleshent tekanjoz…
Saliu nuk ka pasur kurre ne plan ti hipe tajares se shtetit e te kaloje Atllantikun jo per punet e hallet e Shqiperise e te shqiptareve por per te pare ndeshje basketbolli te NBA…
Saliu kurre s’ka qene ne krah te Presidentit te FSHF e zv. Presidentit te UEFA – Armando Dukes ….me Shkelzenin …prezent ne stadiumin e Mynihut per te pare finalen e Champions League Inter – PSG…sic beri Rama me te birin e tij kalama Zahon…
Saliu kurre kur ka qene ne postet e larta shteterore e qeveritare s’ka takuar ”mbretin” e You Tubit apo edhe Tik – Tokerin me te ”sukseshem.. ne glob…
Saliu kurre s’ka qene ne restorantin super lluksoz e super te shtrenjte te Nusretit ne Dubai …aty ku vetem Gold – Bifteku kushton 10 mije dollare…
Saliu kurre s’ka bere foto me kuzhinierin e ”famshem” turk Nusretin e me pas ta reklamoje ate ne rrjetet sociale…
Saliu nuk eshte nga ata burra qe pas dhjetera fotove publike me Sorrosit – babe e bir…sa degjoi se ketyre po ju rreshkiste toka nen kembe …i fshiu ato menjehere tamam si burracak tipik….sic beri Rama.
Saliu kurre s’ka pire vere 33 mije dollare shishja …se jam mese i sigurte qe do i ngelte ne gryke…
Saliut kurre nuk i shkoi ndermend qe te ndertonte nje kopesht privat ekzotik 5 milion dollaresh ne oborrin e pasem te godines shteterore te Kryeministrise …sic beri Rama …
Saliu kurre nuk ngriti Kepurdha “vepra arti ” ne lulishtet rethuese te kryeminstrise , as ushqeu Peshq ne kopeshtin egzotik te saj , as vendosi kosh basketbolli ne zyren kryeministrore sic ka bere Rama…e meqenese eshte doktor nga profesioni as hapi zyre vizitash e as salle operacioni kardiollogjike.
Saliu kurre se ka humbur mendjen deri aty sa te festoje ditelindjen e Vuçiç – Daçiçëve neper lokalet e nates ne Beograd e me pas cakerr-qejf te nise e te kendoje o Sole mio…
Te gjitha me parate tuaja o shqiptare …dhe s’behet fjale per mijera por per miliona dollare …se nuk thone kot shkodranet qe ”qejfi as paguhet e as ka cmim”…
Ju qe e votuat …a i dini keto apo qofte edhe a i keni degjuar e a i keni pare se ai koqja qe ju e votuat me aq zell e besnikeri vdes ti beje te gjitha publike ne rrjetet sociale…
Njesoj sikur do tu thote …do bej qejf sa te me doje trapi e me parate tuaja …e s’keni c’me beni vec te me rruani trapin…
Nuk e imagjinoj dot sinqerisht se çdo kishin bere morrat e kuq sikur qofte edhe nje apo dy nga bemat e mesiperme do kish bere Saliu… rrezik do kerkonin denim me vdekje per te…
Saliu e dhenderri i tij as kane vjedhur e as kane abuzuar kurre me parate e Shqiperise e aq me shume te shqiptareve …dhe edhe kesisoj c’nuk ju bete e c’nuk po ju beni…i izoluat ne arrest shtepie…ju vute per gjykim nje gjyqtare qe eshte vete per tu gjykuar…po kerkoni t’i denoni me burg etj etj …pa bere gje…pa asnje akuze reale e me baze…pa asnje fakt e dokument zyrtar abuzimi…..pa asnje prove fajesie etj etj ….
As nuk jam Sali-ist sic me akuzojne rendom disa karabusher e as jam Avokati mbrojtes i Berishes sic ju pelqen disa te tjereve te me etiketojne banalisht…por e verteta duhet thene ashtu sic eshte troc, lakuriq, me guxim e kurajo dhe publikisht…ok…
A.R.D
Gazeta RD