Parlamenti Europian do dërgojë një mision në Shqipëri për të hetuar farsën elektorale dhe kartelet

Pas Partisë Popullore Europiane edhe Parlamenti Europian pritet të dërgojë një mision faktmbledhës në Shqipëri.

Kjo u bë e ditur gjatë seancës së Komisionit të Punëve të Jashtme të këtij parlamenti.

Gjatë kësaj seance u diskutua për raportin vjetor për Shqipërinë, por theksi u vu tek farsa elektorale.

Kryetari i këtij komisioni, David McAllister tha se zakonisht këto çështje elektorale diskutohen më vonë, por situata në Shqipëri është e ndjeshme.

“Kolegë, mendoj se ishte mirë që Shqipëria ishte në axhendë, pas vëzhgimit të zgjedhjeve për shkak të sensitivitetit,” tha McAllister.

Politikani i rëndësishëm gjerman paralajmëroi një mision të këtij parlamenti për mbledhje faktesh në pjesën e parë të vitit që vjen.

“Shqipëria do mbetet në axhendën tonë. Ne do marrim në konsideratë misionet tona jashtë për në vitin 2026. Unë do sugjeroj që në pjesën e parë të vitit të udhëtojmë në vendet në zgjerim, dhe Shqipëria duhet të përfshihet patjetër. Por kjo do vendoset në vjeshtë, tha McAllister.

About Redaksia

Check Also

E vërteta e restaurimeve në ish-burgun e Spaçit, Lubonja zbulon prapaskenat e Ministrisë

Publicisti dhe ish-i burgosuri politik, Fatos Lubonja, ka reaguar me tone të forta nga ish-burgu …