CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Bardhi: Task-Forca e SPAK dhe prokurorisë një alibi për të grabitur zgjedhjet!

Kryetari i grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi gjatë seancës se kuvendit ka dekarura se Task – Forca e prokurorive dhe KQZ ishte një alibi për justifikuar grabitjen e zgjedhjeve nga narkoshteti.

“Gara duhet të jete e barabartë. Dhe këtë nuk e themi në që ju i keni përdorur këto, nga policia tek shërbimi informativ i shtetit, nga prokuroria tek çdo zyrë e shtetit me licenca tendera, koncesione, para korrupsioni e të gjithë me radhë.

E në fund meqenëse zotërisë i kishin sjell atë letrën dhe gënjeu këtu hapur, për atë që është shkruar në atë letër që ne kemi shpërndarë në do kancelari ndërkombëtare, të njëjtën gjë keni bërë edhe ju, veçse ju ndryshe nga ne nuk keni marrë autorësinë për asgjë por ja keni lënë faturën Task – Forcës.

Pra alibia juaj e vetme për dhunimin e zgjedhjeve ishte që prokuroria e posaçme, Prokuroria e Përgjithshme dhe KQZ kanë ngritur një task forcë që u përbetua që do të bënte namin. Në fakt u shndërrua në vetëm mekanizmin tuaj apo alibinë tuaj për të mbuluar abuzimin që bëtë me zgjedhjet e 11 majit. Dhe nëse do kishte patur krime do ishin ngritur, Celibashi, Çela apo Dumani për t’i goditur këto krime zgjedhore.

Në fakt nuk goditën krimet zgjedhore dhe as nuk guxuan që t’i godisnin. Se e vërteta ishte se Task – Forca e ngritur ishte thjesht mekanizmi që ju vutë në lëvizje si alibi për të grabitur zgjedhjet”, tha Bardhi.

About Redaksia

Check Also

E vërteta e restaurimeve në ish-burgun e Spaçit, Lubonja zbulon prapaskenat e Ministrisë

Publicisti dhe ish-i burgosuri politik, Fatos Lubonja, ka reaguar me tone të forta nga ish-burgu …