Berisha me zyrtarin e CDU: Diskutim për marrëdhëniet dypalëshe dhe farsën elektorale në Shqipëri

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me Christian Kremer, kryetar i zyrës për Marrëdhëniet Ndërkombëtare të CDU-së, partisë konservatore në Gjermani dhe një partner historik i PD.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha publikoi një album me foto nga takimi dhe e cilësoi Kremer si “mik të shquar të Partisë Demokratike”. Gjatë bisedës, sipas Berishës, u diskutuan çështje të rëndësishme që lidhen me marrëdhëniet mes dy partive, si dhe zhvillimet e fundit politike në Shqipëri.

“Album, foto me z. Christian Kremer, Kryetar i Zyrës për Marrëdhëniet Ndërkombëtare të CDU, mik i shquar i Partisë Demokratike. Një bisede e rëndësishme për marrëdhëniet midis dy partive tona dhe farsen elektorale ne Shqiperi, narkoshtetin e pare dhe te vetem ne Europe!”, shkruan Berisha.

Ky takim vjen në një moment paszgjedhore në vend, ku opozita ka denoncuar vazhdimisht parregullsi dhe ndikim të krimit të organizuar në procesin zgjedhor.

About Redaksia

Check Also

Bylykbashi në Konferencën e OSBE: Rama i përfshirë drejtpërdrejt në mbrojtjen e trafikut të drogës dhe pastrimit të parave!

Nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashi dhe kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu marrin pjesë sot …