Dënoi farsën elektorale të narkoshtetit të Edi Ramës! Berisha falenderon Sekretaren e Përgjithshme të EPP

Kryetari i PD, Sali Berisha ka falënderuar Sekretaren e Përgjithshme të EPP Dolors Monsarrat, pasi kjo e fundit dënoi farsën elektorale të narkoshtetit të Edi Ramës të zhvilluar në 11 maj në Shqipëri.

‘Me Sekretaren e Përgjithshme të EPP Dolors Monsarrat, mirënjohje dhe falenderim i përzemërt për deklaratën e saj për farsën elektorale të narko-shtetit të Edi Ramës’, shkruan Berisha në Facebook.

Kujtojmë se gjatë kësaj jave, në takimet që kreu i opozitës, Sali Berisha zhvilloi në Bruksel, u miratuan 2 rezoluta që dënonin farsën elektorale të 11 majit, ku PPE dhe Komisioni i Jashtëm i PE, do sjellin në Shqipëri misione faktmbledhëse për të vërtetuar denoncimet e opozitës.

About Redaksia

Check Also

Protesta kundër Ramës/ Besa me qytetarët ka humbur, jep dorëheqjen!

Në protestën e 56-të radhazi kundër qeverisë, një prej të rinjve pjesëmarrës ka reaguar ndaj …