Një debat i fortë është zhvilluar në emisionin Opinion të Blendi Fevziut mes Belind Këlliçit dhe Baton Haxhiut.
Përplasja e ashpër me tone të larta ka ndodhur për shkak të inceneratorëve.
Këlliçi i ka thënë publikisht Baton Haxhiut se ka marrë para nga inceneratorët, ndërsa ky i fundit nuk e ka mohuar këtë gjë.
Debati në emision
Haxhiu: Bindjen për Edi Ramën nuk e kam se i kërkoj ndere. Ti ke qenë i vogël kur unë kam kontribu për ardhjen në pushtet të PD-së në vitin 2005, pyete babain tënd politik Sali Berishën a i kam trokit noj herë në derë për noj nder.
Këlliçi: Ti ke marrë para nga inceneratori i Tiranës. Ne sillnim fakte për inceneratorin që nuk ekzistonte ndërsa ti bëje shkrime se ai po punonte.
Haxhiu: Albanian Post ka pasur kontratë dhe është paguar 3 muaj dhe 8 muaj të tjera nuk është paguar. Ti je mashtrues.
Këlliçi: Mashtrues je ti. Ke thënë ti që projekti i Edi Ramës është projekt madhor dhe projekt vizionar. Nuk doja të merresha fare me këtë gjë, po nuk më le. Viktimë nuk je ti po punonjësi që ka firmosur në emrin tënd se ti je pronar. Je paguar 18 mijë euro në muaj nga një spital privat. Njerëz si puna jote që i bëjnë fresk qeverisë se paguhen.
Haxhiu: Ti je mashtrues. Prandaj ti gënjen. Prandaj ti nuk vjen në pushtet, je mashtrues. Mos më qit letra aty, shko atje ku je mësu. Aty kanë marrë rrogë 30 njerëz. Ti je njeri i korruptuar. Akoma e ke punën pa kry në SPAK. Paga ime se ky flet për Spitalin Amerikan. Paga ime ka qenë një projekt i Klodian Allajbeut kur bleu televizionin ABC. Unë kam çmimin tim, po çmimi im është shumë i naltë për ty./CNA
Gazeta RD